Qershor 27, 2024 11:49 Europe/Tirane
  • Prezantohet raketa e re hipersonike e Forcave të Armatosura të Jemenit

Ushtria jemenase prezantoi për herë të parë raketën balistike supersonike “Hatem 2”, të cilën e përdori për të sulmuar anijen izraelite (MSC SARAH V) në Detin Arabik.

Sipas rrejtit televiziv Al-Masirah, zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Jemenit njoftoi se ushtria jemenase ka shtuar një raketë të re hipersonike në arsenalin e saj të raketave.

Jahja al-Sarie tha: "Kjo raketë është përdorur nga ushtria jemenase në sulmin ndaj anijes sioniste “MSC SARAH V” në Detin Arabik."

Al-Sarie theksoi se kjo raketë hipersonike prodhohet në Jemen, ka teknologji të avancuar, është shumë e saktë në goditjen e objektivave, si dhe ka një rreze të gjatë veprimi.

Zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Jemenit deklaroi se, në të ardhmen, skenat e gjuajtjes së kësaj rakete të re hipersonike dhe detaje të tjera do të publikohen nga Departamenti i Informacionit të Luftës i Jemenit.

Gjatë muajve të kaluar, ushtria jemenase, në mbështetje të rezistencës së popullit palestinez në Rripin e Gazës, ka vënë në shënjestër disa anije sioniste apo edhe anije të destinuara për në territoret e pushtuara në Detin e Kuq dhe në Ngushticën Bab al-Mandab.

Forcat e ushtrisë jemenase janë zotuar se do të vazhdojnë të sulmojnë anijet e këtij regjimi apo edhe anijet e destinuara për në territoret e pushtuara në Detin e Kuq për aq kohë sa regjimi sionist do të vazhdojë sulmet e tij në Gaza.

 

Tags