Qershor 27, 2024 11:55 Europe/Tirane
  • Grusht shteti i dështuar në Bolivi/Irani e dënon menjëherë

Grushti i shtetit në Bolivi përfundoi në dështim me tërheqjen e ushtarakëve të ushtrisë nga ambjentet përreth pallatit presidencial dhe arrestimin e liderit të puçistëve.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, me tërheqjen e ushtarakëve të ushtrisë boliviane të udhëhequr nga gjenerali Zúñiga nga sheshi “Plaza Murillo” në kryeqytetin e këtij vendi, forcat e policisë morën në dorë kontrollin e këtij sheshi.

Mediat boliviane raportuan se Luis Arce, presidenti i Bolivisë, në një konferencë për shtyp, ku njoftoi dështimin e grushtit të shtetit në këtë vend, njoftoi se gjenerali Juan José Zúñiga, lideri i puçistëve, u arrestua në La Paz, kryeqytetin e këtij vendi.

Prokuroria boliviane njoftoi gjithashtu se kundër Juan José Zúñigas është hapur një çështje hetimi penal me akuzën e krijimit të terrorit dhe rebelimit të armatosur.

Televizioni shtetëror bolivian njoftoi tërheqjen e transportuesve të blinduar të personelit të ushtrisë dhe rimarrjen e zonave kritike të kryeqytetit La Paz nga policia.

Televizioni zyrtar i qeverisë së Bolivisë publikoi gjithashtu skena të qytetarëve që u mblodhën përreth pallatit presidencial të Bolivisë dhe këndonin himnin kombëtar të vendit.

Mediat boliviane raportuan se kthimi i ushtarakëve nëpër kazerma u urdhërua nga komandanti i ri i ushtrisë, Jose Wilson.

Agjencia e lajmeve Reuters raportoi gjithashtu se pas tërheqjes së ushtrisë nga ambjentet përreth pallatit presidencial dhe sheshi qendror ngjitur me pallatin, policia tashmë ka marrë sërish nën kontroll sheshin qendror të qytetit dhe situata duket e qetë.

Në përgjigje të tentativës për grusht shteti në Bolivi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit tha: "Ne e dënojmë grushtin e shtetit kundër themeleve të demokracisë dhe sulmin ndaj institucioneve demokratike dhe qeverisë së ligjshme në Bolivi."

Naser Kan'ani theksoi: "Theksojmë rivendosjen e rendit dhe ligjit dhe rikthimin e pushtetit në dorë të qeverisë së ligjshme të këtij vendi."

 

Tags