Qershor 28, 2024 15:56 Europe/Tirane
  • Mokhbar: Të gjitha autoritetet përgjegjëse mbrojnë votën e qytetarëve

Ushtruesi i detyrës së presidentit të Republikës Islamike të Iranit deklaroi: "Të gjitha autoritetet dhe organet përgjegjëse kanë për detyrë kryesore të mbrojnë voton e qytetarëve. Metoda e votimit dhe zhvillimit të zgjedhjeve në Iran, dobëson mundësinë për dëmtimin e korrektësisë së zgjedhjeve".

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Muhamed Mokhbar në Shtabin Zgjedhor në Ministrinë e Brendshme të Iranit, gjatë prononcimi për media, deklaroi: "Qytetarët iranianë gjithnjë kanë vepruar në bazë të përgjegjësisë që kanë ndjerë dhe kanë shënuar pjesëmarrje të gjerë në zgjedhje të ndryshme. Prandaj, pritet që edhe kësaj radhe të krijohet po ajo epope e pjesëmarrjes në zgjedhje ashtu siç është krijuar epopeja e pjesëmarrjes në ceremoninë e funeralit të presidentit të ndjerë Sejed Ebrahim Raisi. Organet përgjegjëse kanë krijuar kushte në nivel shumë të mirë si nga aspekti i numrit të qendrave të votimit, ashtu edhe nga aspekti i mundësive të tjera të nevojshme. Detyrë e autoriteteve qeveritare është të krijojë kushtet e duhura për pjesëmarrje të qytetarëve në nivel të gjerë në këto zgjedhje dhe këtë kushte janë krijuar. Detyrë tjetër e autoriteteve qeveritare është garantimi i sigurisë. Ne duhet të kujdesimi për sigurinë e qendrave të votimit dhe qytetarëve. Kjo është arritur në bashkëpunim të autoriteteve përkatëse. Një detyrë tjetër serioze e qeverisë në këtë kuadër, është çështja e mbrojtjes së të drejtës të qytetarëve, do të thotë e votës së qytetarëve tanë, që në këtë drejtim janë marrë masat përkatëse sipas ligjit. Kandidatë kanë emëruar përfaqësuesit e tyre nëpër qendra të votimit. Të gjitha autoritetet dhe organet përgjegjëse kanë për detyrë kryesore të mbrojnë voton e qytetarëve. Metoda e votimit dhe zhvillimit të zgjedhjeve në Iran, dobëson mundësinë për dëmtimin e korrektësisë së zgjedhjeve. Gjatë këtyre dyzetë viteve e më shumë nuk ka ndodhur asnjë ngjarje që ka dëmtuar këtë korrektësi".

Mokhbar në vazhdim tha: "Zakonisht organizimi i zgjedhjeve presidenciale në Iran, fillon me përgatitje një vit para, mirëpo këto zgjedhje duhej të organizoheshin brenda afatit 50 ditor sipas ligjit dhe Ministria Brendshme ka bërë një punë intensive në këtë drejtim dhe sot po zhvillohen zgjedhjet presidenciale në nivel shumë të mirë".

Tags