Pasqyrimi i zgjedhjeve presidenciale të Iranit në mediat e huaja
Njëkohësisht me zhvillimin e zgjedhjeve presidenciale të 14-ta në Iran, mediat e botës sot (të premten kanë mbuluar në nivel të gjerë këtë ngjarje të madhe në Iran.
Agjencia e lajmeve Reuters në një raport të saj duke vënë në dukje vdekjen e ish-presidentit iranian Sejed Ebrahim Raisi, që nga mëngjesi ka raportuar për fillimin e procesit të votimit për zgjedhjet presidenciale të Iranit. Reuters në këtë raport gjithashtu duke cituar deklaratat e Ajetullah Ali Khamenei, liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, ka shkruar se "Vazhdimësia, fuqia, autoriteti dhe dinjiteti i Republikës Islamike varet nga pjesëmarrja e qytetarët të Iranit në zgjedhje. Pjesëmarrja e gjerë e qytetarëve në zgjedhje është një domosdoshmëri i pakontestueshme".
Agjencia e lajmeve Associated Press ka mbuluar gjerësisht lajmet në lidhje me zhvillimin e zgjedhjeve presidenciale në Iran dhe ka raportuar se ky proces i votimit po zhvillohet në kohën kur rajonin e Lindjes së Mesme e kanë përfshirë tensione të gjera për shkak të luftës në Rripin e Gazës. Associated Press ka shkruar: "Mbi 61 milionë iranianë mbi moshën 18 vjeçare plotësojnë kushtet për të votuar që rreth 18 milionë prej tyre janë të moshës mes 18-30 vjeçare. Sipas ligjit të Iranit, kandidati që fiton zgjedhjet, duhet të fitojë mbi 50 % të numrit të përgjithshëm të votave".
Agjencia Anadoly e Turqisë gjithashtu sot (të premten) ka raportuar për fillimin e procesit të votimit për zgjedhjet presidenciale në Iran. Kjo media e Turqisë duke vënë në dukje pjesëmarrjen e qytetarëve iranianë pranë kutive të votimit në Teheran dhe në qytetet e tjera të Iranit, ka raportuar: "Katër kandidatë, Muhamed Bagher Ghalibaf, Sa'id Xhalili, Mas'ud Pezeshkjan dhe Mustafa Pur Muhamedi garojnë në këto zgjedhje presidenciale pas vdekjes së presidentit të ndjerë Sejed Ebrahim Raisi në Iran".
Agjencia e lajmeve AFP është ndër mediat perëndimore e cila duke raportuar për fillimin e procesit të votimit për zgjedhjet e 14-ta presidenciale të Iranit, ka shkruar: "Sot në mëngjes janë hapur qendrat e votimit në qytete të ndryshme të Iranit". Kjo media franceze duke vënë në dukje emrat e kandidatëve që garojnë në këto zgjedhje presidenciale, ka shtuar: "Ajetullah Khamenei, lideri i Revolucionit Islamik të Iranit, pak pas fillimit të procesit të votimit, ka hedhur votën e tij në kutinë e votimit dhe ka kërkuar nga qytetarët iranianë që të votojnë".
Faqja e kanalit informativ CNN e Amerikës duke pasqyruar ngjarjen e zhvillimit të zgjedhjeve presidenciale të Iranit dhe prezantimit të kandidatëve të këtyre zgjedhjeve, ka shkruar: "Rezultati i zgjedhjeve presidenciale të parakohshme të Iranit pas vdekjes në aksident ajror të Sejed Ebrahim Raisi, mund të ketë rezultate dhe pasoja më të gjera se sa kufijtë gjeografik të këtij vendi".
Gazeta "The Guardian" gjithashtu në një raport ka njoftuar për zhvillimin e zgjedhjeve presidenciale të 14-ta në Iran dhe ka shkruar: "Mbi 61 milionë iranianë të moshës mbi 18 vjeçare kanë rastin të votojnë për të zgjedhur presidentin e ri të Iranit". Kjo gazetë britanike duke prezantuar kandidatët e këtyre zgjedhjeve presidenciale në Iran, ka kujtuar edhe tensionet e larta në rajon si pasojë e luftës së regjimit pushtues sionist në Rripin e Gazës.
Faqja e kanalit Euronews gjithashtu në një raport të saj ka shkruar: "Iranianët kanë filluar procesin e votimit për të zgjedhur pasuesin e presidentit të ndjerë që humbi jetën në aksidentin e rrëzimit të helikopterit". Kjo media gjithashtu ka vë në dukje edhe deklaratat e liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit dhe rekomandimet e tij drejtuar popullit të Iranit për të marrë pjesë në nivel sa më të gjerë në zgjedhjet presidenciale dhe ka deklaruar se "Ajetullah Khamenei ka hedhur në kuti njërën nga votat e para të këtyre zgjedhjeve presidenciale".
Faqja e kanalit informativ Al-Jazeera që nga orët e para të mëngjesit ka filluar të mbulojë me lajme procesin e zhvillimit të zgjedhjeve presidenciale në Iran dhe duke publikuar pamje nga radhët e njerëzve në qendrat e votimit dhe gjithashtu filmin e liderit suprem të Revolucionit Islamik duke hedhur votën e tij në kutinë e votimit, ka shkruar: "Në këto zgjedhje presidenciale, katër kandidatë garojnë me njëri tjetrin për të zgjedhur pasuesin e presidentit të ndjerë iranian Sejed Ebrahim Raisi i cili humbi jetën në aksidentin e rrëzimit të helikopterit".
Faqja informative e kanalit informativ France 24 gjithashtu në një raport të detajuar, ka pasqyruar procesin e zhvillimit të zgjedhjeve presidenciale në Iran dhe pjesëmarrjen e qytetarëve iranianë pranë kutitë e votimit. Kjo media franceze duke vënë në dukje deklaratat e liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, ka shkruar: "Dita e zgjedhjeve për ne iranianët, është ditë gëzimi dhe gjallërie".