Sulm ndaj ambasadës sioniste në Serbi
(last modified Sun, 30 Jun 2024 09:39:41 GMT )
Qershor 30, 2024 11:39 Europe/Tirane
  • Sulm ndaj ambasadës sioniste në Serbi

Ministria e Brendshme e Serbisë ka njoftuar sot se një agresor me hark ka plagosur një polic serb i cili ruante ambasadën sioniste në Beograd dhe si pasojë e këtij incidenti, sulmuesi u qëllua për vdekje nga i njëjti polic.

Sipas NBC News, ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç, në një deklaratë ka njoftuar se sulmuesi qëlloi një shigjetë me hark në drejtim të oficerit të policisë dhe shigjeta e goditi atë në qafë. Ai tha:  Më pas oficeri "përdori armën në vetëmbrojtje për të qëlluar sulmuesin, i cili vdiq nga plagët e marra". Presidenti serb Aleksandër Vuçiç e quajti këtë incident një “sulm terrorist” kundër vendit dhe njoftoi se polici është në gjendje stabile në spital pas operacionit. Në deklaratën e MPB-së së Serbisë thuhet se polici ka qenë i vetëdijshëm kur është transferuar në spitalin kryesor të Beogradit. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të regjimit sionist bëri të ditur se sot është tentuar të kryhet një “sulm terrorist” në afërsi të ambasadës izraelite në Beograd. Ambasada është e mbyllur dhe asnjë nga punonjësit e saj nuk është lënduar. Sipas këtij raporti, identiteti i sulmuesit ende nuk është bërë i ditur.  Në fund të raportit të saj, NBC Neës vuri në dukje se "Serbia ka pasur marrëdhënie të ngushta me Izraelin gjatë luftës së Gazës.