Pekini paralajmëron NATO-n për ndërhyrje në punët e brendshme të Kinës
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, në përgjigje të fjalëve të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, e paralajmëroi këtë aleancë të mos ndërhyjë në punët e brendshme të Pekinit.
Mao Ning e akuzoi NATO-n për ndërhyrje në punët e brendshme të Kinës dhe sfidë serioze ndaj interesave dhe sigurisë së Pekinit.
Ai tha: “Kjo aleancë po shtrembëron dhe poshtëron politikat e brendshme dhe të jashtme të Kinës.”
Komentet e Mao-s erdhën pasi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një intervistë me gazetën japoneze "Yomiuri", tha: “Kina po ndihmon Rusinë në luftën e saj me Ukrainën, duke ofruar teknologji që përdoret në prodhimin e armëve.”
Duke u shprehur se NATO nuk e sheh Kinën si konkurrente, ai e akuzoi Pekinin se po sfidon interesat dhe sigurinë e kësaj aleance.