Pekini paralajmëron NATO-n për ndërhyrje në punët e brendshme të Kinës
https://parstoday.ir/sq/news/event-i159876-pekini_paralajmëron_nato_n_për_ndërhyrje_në_punët_e_brendshme_të_kinës
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, në përgjigje të fjalëve të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, e paralajmëroi këtë aleancë të mos ndërhyjë në punët e brendshme të Pekinit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 02, 2024 17:38 Europe/Tirane
  • Pekini paralajmëron NATO-n për ndërhyrje në punët e brendshme të Kinës

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, në përgjigje të fjalëve të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, e paralajmëroi këtë aleancë të mos ndërhyjë në punët e brendshme të Pekinit.

Mao Ning e akuzoi NATO-n për ndërhyrje në punët e brendshme të Kinës dhe sfidë serioze ndaj interesave dhe sigurisë së Pekinit.

Ai tha: “Kjo aleancë po shtrembëron dhe poshtëron politikat e brendshme dhe të jashtme të Kinës.”

Komentet e Mao-s erdhën pasi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një intervistë me gazetën japoneze "Yomiuri", tha: “Kina po ndihmon Rusinë në luftën e saj me Ukrainën, duke ofruar teknologji që përdoret në prodhimin e armëve.”

Duke u shprehur se NATO nuk e sheh Kinën si konkurrente, ai e akuzoi Pekinin se po sfidon interesat dhe sigurinë e kësaj aleance.