Bashkimi Evropian dënoi planet e regjimit sionist për ndërtimin e vendbanimeve
(last modified Thu, 04 Jul 2024 17:26:06 GMT )
Korrik 04, 2024 19:26 Europe/Tirane
  • Bashkimi Evropian dënoi planet e regjimit sionist për ndërtimin e vendbanimeve

Zyrtari i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian dënoi planet e fundit të regjimit sionist për të zgjeruar vendbanimet në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Sipas ISNA, Joseph Borrel,  zyrtari i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, ka bërë të ditur në një deklaratë: “Bashkimi Evropian dënon të ashtuquajturin legalizim të pesë qendrave të vendbanimeve nga Izraeli dhe njoftimin e tij për të ndërtuar mijëra njësi të reja banimi në Bregun Perëndimor të pushtuar.”

Borrell dënoi politikën aktuale të regjimit sionist të shpronësimit të pronave nga palestinezët në Bregun Perëndimor dhe theksoi se kjo bie ndesh me ligjet ndërkombëtare, përkeqëson tensionet dhe dëmton përpjekjet në favor të zgjidhjes me 2 shtete dhe i kërkoi këtij regjimi të marrë vendimet për ta anuluar. Sipas agjencisë së lajmeve “Anatolia”, pak ditë më parë, kabineti i regjimit sionist miratoi planet për legalizimin e qendrave të reja të vendbanimeve në Bregun Perëndimor së bashku me sanksionet ndaj Autoritetit Palestinez.