Martirizohet 6 palestinezë në sulmet e regjimit sionist në veri të Gazës
https://parstoday.ir/sq/news/event-i159946-martirizohet_6_palestinezë_në_sulmet_e_regjimit_sionist_në_veri_të_gazës
6 palestinezë ranë dëshmorë në sulmet ajrore të mëngjesit të hershëm të regjimit sionist në veri të Gazës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 05, 2024 04:01 Europe/Tirane
  • Martirizohet 6 palestinezë në sulmet e regjimit sionist në veri të Gazës

6 palestinezë ranë dëshmorë në sulmet ajrore të mëngjesit të hershëm të regjimit sionist në veri të Gazës.

 Sipas IRNA nga agjencia palestineze e lajmeve Sama, pesë persona, duke përfshirë tre fëmijë, ranë dëshmorë në bombardimin e një shtëpie banimi në veri të Gazës.

Sipas këtij raporti, një palestinez ka mbetur dëshmor dhe tre të tjerë janë plagosur në sulmin e dronit të regjimit sionist në kampin Xhabalia që ndodhet në veri të Gazës. Sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, numri i dëshmorëve në Rripin e Gazës që nga 7 tetori ka arritur në 38 mijë e 11 persona dhe numri i të plagosurve ka arritur në 87 mijë e 445 persona. Gjithashtu, sipas statistikave të Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, që nga fillimi i luftës, në këtë barrikadë kanë rënë dëshmorë 8572 studentë palestinezë, si dhe në Bregun Perëndimor kanë rënë dëshmorë 100 studentë palestinezë. Brutaliteti i regjimit sionist ndaj civilëve palestinezë gjatë nëntë muajve që nga lufta e Gazës ka lënë viktima të rënda, ndërsa të dhënat statistikore tregojnë se shumë prej dëshmorëve nuk kanë arritur as moshën madhore.