Vazhdojnë sulmet me raketa të Hezbollahut të Libanit në bazat ushtarake izraelite
Hezbollahu i Libanit ka shënjestruar edhe një herë me raketa bazën ushtarake “Al-Ramatha”, një nga selitë e regjimit sionist në territoret e pushtuara.
Sipas raportit të rrjetit Al-Mayadeen të premten, Hezbollahu i Libanit me anë të një komunikate njoftoi se luftëtarët e rezistencës islame të Libanit kanë vënë në shënjestër bazën ushtarake “Al-Ramtha” të regjimit sionist, e cila ndodhet në pikën kufitare të Al-Ramtha në lartësitë e Kafr Shuba. Gjithashtu, batalionet Ezzeddin al-Kassam me anë të një komunikate kanë njoftuar se luftëtarët e këtyre batalioneve kanë arritur të shkatërrojnë një tank të ushtrisë sioniste në zonën Al-Shuxhaijah në lindje të qytetit të Gazës me raketën antitank Eliasin. Luftëtarët e rezistencës palestineze, veçanërisht luftëtarët e batalioneve Al-Kassam dhe Saraya Al-Kuds, kanë shkatërruar dhjetëra tanke dhe automjete të blinduara të regjimit sionist dhe kanë vrarë ose plagosur një numër të madh ushtarësh sionistë gjatë betejave të tyre tokësore të vazhdueshme me regjimin sionist. Të premten, nënkryetari i këshillit ekzekutiv të Hezbollahut libanez, Sheikh Ali Utabush, gjithashtu theksoi se armiku duhet ta dijë se vendosja e sigurisë në Palestinën veriore të pushtuar varet nga siguria në Rripin e Gazës dhe kthimi i sigurt i kolonëve sionistë në zonat e tyre të banimit në veri, me qëllim kthimin e sigurt të popullit të Gazës. Gazeta Israel Hum shkroi: “Ecuria e luftës në muajt e fundit ishte e ndryshme nga luftërat e mëparshme, për këtë arsye liderët e Tel Avivit nuk kanë informacione të përditësuara për kërcënimet me të cilat përballen në një luftë të mundshme me Hezbollahun.”
Kabineti i regjimit izraelit është kapur në një ngërç strategjik, i cili nuk kufizohet vetëm me ushtrinë që mbytet në kënetën e Gazës dhe përpiqet të dalë prej saj, por edhe vendimi për të shkuar në luftë me Hezbollahun është bërë shumë i ndërlikuar dhe i vështirë. Me fillimin e sulmeve brutale të regjimit sionist në Rripin e Gazës, Hezbollahu i Libanit, në një aksion të bashkërenduar me rezistencën palestineze, filloi të sulmojë bazat ushtarake, ato të spiunazhit dhe përgjimit sionist në veri të territoreve të pushtuara. Si rezultat i këtyre sulmeve, deri më tani bazat e regjimit izraelit ndërmjet kësaj zone dhe Libanit jugor janë shkatërruar, si dhe pajisje ushtarake si tanke, personeli dhe automjete të blinduara të sionistëve janë vënë në shënjestër të rezistencës libaneze dhe një numër i madh ushtarësh sionistë gjithashtu kanë humbur jetën. Ndërkohë, dhjetëra mijëra sionistë janë larguar nga vendbanimet pranë kufijve libanez nga frika e sulmeve të rezistencës dhe është përshpejtuar vala e emigrimit të kundërt nga territoret e pushtuara.