SHBA-së i pëlqen të globalizojë dhunën e brendshme
(last modified Mon, 08 Jul 2024 19:06:37 GMT )
Korrik 08, 2024 21:06 Europe/Tirane
  • SHBA-së i pëlqen të globalizojë dhunën e brendshme

Pars Today - 21 persona u vranë ose u plagosën nga të shtënat në një festë në rrugë në Michigan.

Arkivi i Dhunës me Armë ka regjistruar mbi 40000 vdekje në vitin e kaluar të shkaktuara nga armët e zjarrit në SHBA. Përpjekja për të kufizuar mbajtjen e armëve në vend është kundërshtuar gjithmonë nga politikanët dhe lobet e armëve.

Sipas agjencisë së lajmeve "Pars Today", në të shtënat e fundit që u raportuan nga policia e Miçiganit, 2 persona mbetën të vrarë dhe 19 të tjerë u plagosën në Detroit të dielën në mëngjes.

Sipas policisë amerikane, raportet e para tregojnë se të plagosurit kanë pësuar lëndime në pjesë të ndryshme të trupit.

Ndërkohë, në një përleshje me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës në Kentaki, në lindje të SHBA-së, 5 persona mbetën të vrarë dhe 3 të tjerë u plagosën.

Për më tepër, policia amerikane së fundmi kishte qëlluar për vdekje një adoleshent në qytetin Utica të shtetit të Nju Jorkut.

Zyrtarët amerikanë kanë bërë të ditur se arsyeja e qëllimit ndaj 13-vjeçarit Nyah Mway ka qenë se ai kishte një pistoletë në brez, ndërsa dihej se pistoleta ishte vetëm një lodër.

Megjithatë, policia amerikane pohoi se për shkak të ngjashmërisë së madhe të lodrës me pistoletën e vërtetë, adoleshenti u qëllua.

Pas vdekjes së këtij djali nga Myanmar, Utica u kthye në një skenë protestash.

Sipas lajmeve më të fundit, oficerët e policisë të përfshirë në vrasjen e Nyah Mway ishin dërguar për pushime me pagesë.

Kjo, ndërkohë që zyrtarët amerikanë kanë bërë të ditur se të shtënat dhe përleshjet e dhunshme gjatë festës së Pavarësisë (më 4 korrik) kanë shkaktuar të paktën 33 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të plagosur në të gjithë vendin.

Rezultatet e një sondazhi të fundit të kryer nga "Kaiser Family Foundation" (KFF) në SHBA zbulojnë se 1 në çdo 5 amerikanë është kërcënuar me armë dhe ka përjetuar dhunë me armë.

Mijëra amerikanë vriten ose plagosen çdo vit në pjesë të ndryshme të vendit si rezultat i të shtënave.

Sipas raporteve zyrtare, në SHBA ka rreth 270 milionë – 300 milionë armë zjarri. Kjo do të thotë afërsisht një armë për person.

Çështja që nuk duhet neglizhuar është se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ndjekin të njëjtin kurs edhe në arenën globale. Prandaj, kudo që ka hyrë, ka gjurmë dhune, masakër dhe lufte. Këto janë gjërat, përfituesit kryesorë të të cilave janë manjatët e armëve dhe kompanitë e mëdha me qendër në SHBA.