Sulm me raketa ruse në spitalin e Fëmijëve në Kiev
(last modified Tue, 09 Jul 2024 06:47:56 GMT )
Korrik 09, 2024 08:47 Europe/Tirane
  • Sulm me raketa ruse në spitalin e Fëmijëve në Kiev

Në sulmin me raketa ruse në një spital për fëmijë në Kiev, 37 persona, disa prej tyre fëmijë, u vranë dhe 170 persona u plagosën.

Rusia të hënën gjuajti me raketa spitalin kryesor të fëmijëve në Kiev, duke vrarë dhe plagosur me dhjetëra njerëz, njofton agjencia Reuters e lajmeve. Aktualisht ekipet e shpëtimit po kërkojnë të mbijetuar mes rrënojave të spitalit. Në këto sulme me raketa, të cilat janë quajtur sulmi ajror më vdekjeprurës rus në muajt e fundit, disa qytete të Ukrainës janë goditur nga raketa. Volodimir Zelenski të martën shpalli një gjendje zie pasi të paktën 37 civilë u vranë në sulmet me raketa, të cilat goditën spitalin më të madh të fëmijëve në Ukrainë. Sipas presidentit ukrainas Volodimir Zelenski, Rusia gjuajti më shumë se 40 raketa gjatë këtyre sulmeve, të cilat vranë disa civilë dhe dëmtuan ndërtesa banimi dhe tregtare, si dhe infrastrukturën në Kiev dhe disa qytete të tjera. Pas këtyre sulmeve, presidenti amerikan Joe Biden premtoi "masa të reja" për të forcuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës. Biden në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë tha: Sulmet me raketa ruse që shkaktuan dëme dhe viktima në spitalin më të madh të fëmijëve në Kiev tregojnë brutalitetin e Rusisë.  Duke folur në prag të samitit të NATO-s në Uashington, ai shtoi: Së bashku me aleatët tanë, ne do të shpallim masa të reja për të forcuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës për të ndihmuar në mbrojtjen e qyteteve dhe civilëve nga sulmet ruse. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres gjithashtu dënoi sulmin me raketa ruse në Ukrainë dhe tha se ai ishte shumë i tronditur nga sulmi në spitalin e fëmijëve dhe infrastrukturën rezidenciale dhe urbane në kryeqytetin e Ukrainës. Zyrtarët evropianë e kanë përshkruar sulmin rus si një "krim lufte". Këshilli i Sigurimit i OKB-së është planifikuar të mblidhet të martën me kërkesë të Presidentit të Ukrainës.

Tags