Putin thekson zgjerimin e bashkëpunimit të Rusisë me Iranin
(last modified Thu, 11 Jul 2024 18:14:12 GMT )
Korrik 11, 2024 20:14 Europe/Tirane
  • Putin thekson zgjerimin e bashkëpunimit të Rusisë me Iranin

Presidenti i Rusisë në takimin e tij me Kryetarin e Këshillit Islamik të Iranit kërkoi zgjerimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Sipas IRNA, të enjten, presidenti rus Vladimir Putin u takua me Muhamed Bagher Kalibaf, kryetar i Këshillit Islamik të Iranit, i cili udhëtoi për në Shën Petersburg për të marrë pjesë në takimin e krerëve të parlamenteve të vendeve anëtare të BRICS, me të cilin diskutoi rreth përballjes me njëanshmërinë dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Sipas këtij raporti, Kryetari i Këshillit Islamik të Iranit është takuar dhe ka biseduar edhe me kryetarin e Dumës Kombëtare Ruse, Vyacheslav Valodin. Kryetari i Këshillit Islamik të Iranit ka udhëtuar në këtë vend me ftesë të Vyacheslav Valodin, kryetar i Dumës Kombëtare Ruse, si dhe Valentina Matvinko, kryetare e Këshillit të Parlamentit Federal të Rusisë, për të marrë pjesë në takimin e krerëve të parlamenteve të vendeve anëtare të BRICS në Shën Petersburg të Rusisë. Ndjekja e çështjes së përdorimit të kapaciteteve të BRICS për transaksione financiare dhe tregtare është një nga qëllimet më të rëndësishme të vizitës së Delegacionit të Lartë Parlamentar iranian në Shën Petersburg. Asambleja e 10-të Parlamentare e BRICS filloi në Shën Petersburg të Rusisë, me praninë e kryetarëve të parlamenteve të shteteve anëtare, ndër të cilët merr pjesë edhe Bagher Kalibaf kryetar i Këshillit Islamik. Grupi ndërkombëtar BRICS përbëhet nga pesë fuqi ekonomike në zhvillim, Brazili, Rusia, Kina, India dhe Afrika e Jugut, të cilat duke pasur më shumë se 30% të sipërfaqes së tokës, gjysmën e popullsisë së botës dhe më shumë se 30% të fuqisë ekonomike globale kanë një kapacitet të lartë për të ndikuar në ekonominë botërore.

 

Tags