Bashkimi Evropian dënoi krimet e kryera nga regjimi sionist në al-Mawasi
(last modified Mon, 15 Jul 2024 05:27:40 GMT )
Korrik 15, 2024 07:27 Europe/Tirane
  • Bashkimi Evropian dënoi krimet e kryera nga regjimi sionist në al-Mawasi

Zyrtari i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian dënoi krimet e reja të kryera nga regjimi sionist në zonën Al-Maëasi në Khan Yunis.

Sipas IRNA, Joseph Borrell ka publikuar një mesazh në rrjetin social X (ish Tëitter) dhe ka shkruar: Përsëri, duket se sulmi i ushtrisë (regjimit) izraelite kundër objektivave të Hamasit ka shkaktuar vrasje në kampin e refugjatëve al-Maëasi; Një zonë e përcaktuar si e sigurt nga Izraeli. Duke iu referuar numrit të dëshmorëve palestinezë në këtë rajon, ai tha: Luftërat kanë kufizime të cilat përmenden në ligjet e të drejtave ndërkombëtare. Zyrtari i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian theksoi se “qëllimi nuk justifikon mjetet” dhe shtoi: Ne dënojmë çdo shkelje në këtë drejtim. Borrell vazhdoi duke kërkuar një hetim të pavarur, përgjegjësi dhe përfundimin e asaj që ai e quajti situatën e tmerrshme të civilëve të pafajshëm në Gaza. Muajin e kaluar, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë në mbështetje të një armëpushimi në Gaza, por kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i cili ka humbur legjitimitetin e tij në territoret e pushtuara dhe në arenën ndërkombëtare, insiston në vazhdimin e luftës. Sionistët martirizuan të paktën 90 persona dhe plagosën 289 të tjerë duke bombarduar qytetin Khan Yunis në jug të Rripit të Gazës.