Kryeministri britanik bën thirrje për armëpushim në Gaza
(last modified Tue, 23 Jul 2024 08:38:12 GMT )
Korrik 23, 2024 10:38 Europe/Tirane
  • Kryeministri britanik bën thirrje për armëpushim në Gaza

Kryeministri britanik në fjalimin e tij në Parlamentin e këtij vendi bëri thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gaza.

Sipas IRNA, kryeministri britanik Keir Starmer në fjalimin e tij në Parlamentin e këtij vendi, bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe zbatimin e zgjidhjes me dy shtete. Ai deklaroi: Kam folur me liderët e Izraelit dhe Autoritetin Palestinez. Unë e mbështes plotësisht të drejtën e Izraelit për siguri dhe nevojën urgjente për kthimin e pengjeve. Megjithatë, gratë dhe fëmijët vazhdojnë të përballen me vdekje, sëmundje dhe shpërngulje. Starmer theksoi politikën britanike për të ndjekur një armëpushim si zgjidhja e vetme e përshtatshme për krizën. Ai tha: Kjo situatë nuk mund të vazhdojë. Ne kemi nevojë për një armëpushim të menjëhershëm. Pengjet duhet të lirohen dhe ndihma humanitare duhet të vazhdojë. Ai gjithashtu për vendimin e tij për të rifilluar mbështetjen financiare të qeverisë britanike për Agjencinë Palestineze të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët e njohur si UNRWA tha: Ky vendim është një nga veprimet e para diplomatike të Partisë Laburiste. Starmer iu referua vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) i cili e konsideron të jashtëligjshëm ndërtimin e vendbanimeve hebraike dhe bëri thirrje për një zgjidhje me dy shtete. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë javën e kaluar njoftoi se regjimi izraelit duhet të ndalojë ndërtimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kodsin Lindor dhe t'i japë fund pushtimit të paligjshëm në këto zona dhe në Rripin e Gazës.