Trump: Do të takohem me Netanyahun
https://parstoday.ir/sq/news/event-i160658-trump_do_të_takohem_me_netanyahun
Donald Trump, kandidati për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 në SHBA, njoftoi se do të takohet dhe do të diskutojë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, i cili ka udhëtuar në Uashington.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 24, 2024 05:42 Europe/Tirane
  • Trump: Do të takohem me Netanyahun

Donald Trump, kandidati për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 në SHBA, njoftoi se do të takohet dhe do të diskutojë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, i cili ka udhëtuar në Uashington.

Sipas IRNA, Donald Trump, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe kandidati i Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 të këtij vendi, ka njoftuar në rrjetin e tij social të njohur si Truth Social se ai do të pres kryeministrin izraelit Netanyahu të enjten në vilën e tij në Palm Beach të Floridas. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka kërkuar të takohet me Donald Trump, kandidatin e Partisë Republikane në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara. Kryeministri i regjimit sionist Benjamin Netanyahu viziton Uashington DC, kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku përveç takimeve me zyrtarë të lartë të vendit, do t'i drejtohet Kongresit dhe ligjvënësve amerikanë. Fjalimi i Netanyahut në Kongresin Amerikan bëhet ndërkohë që shumë përfaqësues demokratë kanë njoftuar se nuk do të dalin në foltoren e Kongresit.