BE-ja pranon t'i paguajë Ukrainës miliarda dollarë
(last modified Thu, 25 Jul 2024 07:09:41 GMT )
Korrik 25, 2024 09:09 Europe/Tirane
  • BE-ja pranon t'i paguajë Ukrainës miliarda dollarë

Shtetet anëtare të BE-së kanë rënë dakord të japin më shumë se 4 miliardë euro ndihmë për Ukrainën.

Sipas medias gjermane, vendet e BE-së kanë rënë dakord të akordojnë rreth 4.2 miliardë euro ndihmë financiare për Ukrainën. Hungaria, si presidente e përkohshme e Bashkimit Evropian, njoftoi se paratë do të vijnë nga një program i ri shumëvjeçar i mbështetjes për Ukrainën dhe do të përdoren, për rindërtimin e infrastrukturës së dëmtuar të vendit dhe modernizimin e saj. Ky program i ri i ndihmës së BE-së ofron 50 miliardë euro ndihmë financiare për një periudhë katërvjeçare. 33 miliardë euro nga kjo shumë do të paguhen në kredi dhe pjesa tjetër në grante. Vendet evropiane miratuan gjithashtu një projekt-dokument që do të vazhdojë sanksionet financiare kundër Rusisë dhe do të ngrijë asetet e bankës qendrore të këtij vendi. Bashkimi Evropian ka diskutuar zgjerimin e sanksioneve financiare kundër bankës qendrore të Rusisë për të financuar një kredi prej 50 miliardë dollarësh për Ukrainën, tha të hënën Bashkimi Evropian. Udhëheqësit e Grupit G7 dhe të BE-së në qershor ranë dakord të përdorin fitimet nga asetet e ngrira ruse për të mbështetur kredinë e Ukrainës prej 50 miliardë dollarësh.

Tags