Avionët ukrainas F-16 janë vendosur në vendet e treta
(last modified Sat, 27 Jul 2024 08:39:22 GMT )
Korrik 27, 2024 10:39 Europe/Tirane
  • Avionët ukrainas F-16 janë vendosur në vendet e treta

Agjencia e lajmeve RIA Novosti në një raport shkroi se Ukraina i vendos avionët e saj luftarakë F-16 në vendet e treta për shkak të frikës nga sulmet ruse.

Në raportin e agjencisë së lajmeve RIA Novosti thuhet: Forcat e armatosura të Ukrainës po vendosin avionët luftarak të dhuruar nga aleatët e tyre në aeroportet e vendeve të treta, veçanërisht në Poloni, për t’i mbrojtur nga sulmet ruse.  Autoritetet e Kievit shpresojnë se Moska do të përmbahet nga sulmi dhe bombardimi i këtyre avionëve në territorin e anëtarëve të NATO-s, nga frika e një konflikti në shkallë të plotë me Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut. Sipas RIA Novosti, presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se Moska mund të sulmojë aeroportet ku zbarkojnë avionët luftarakë F-16 të dhuruar nga Perëndimi për Ukrainën dhe këto sulme mund të jenë jo vetëm në territorin e Ukrainës, por edhe aeroportet jashtë territorit të Ukrainës të cilat do të lejojnë zbarkimin e këtyre avionëve. Ndërkohë, komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës, Oleksandr Sirsky, ka pranuar më parë se avionët luftarakë F-16 të dhuruara nga vendet perëndimore për vendin nuk mund t'i afrohen rrezes prej 40 kilometrash të vijës së frontit, pasi Rusia ka avionë superiorë dhe mbrojtje ajrore shumë të fortë. Këtë verë, Ukraina mund të marrë më shumë se 60 avionë luftarakë F-16. Këta avionë do të dërgohen nga Danimarka, Norvegjia, Holanda dhe Belgjika.

Tags