Kryeministri britanik: Masat urgjente janë të nevojshme për një armëpushim në Gaza
(last modified Mon, 29 Jul 2024 07:15:52 GMT )
Korrik 29, 2024 09:15 Europe/Tirane
  • Kryeministri britanik: Masat urgjente janë të nevojshme për një armëpushim në Gaza

Në një mesazh drejtuar kreut të regjimit sionist, kryeministri britanik kërkoi që të ndërmerren hapa të menjëhershëm për vendosjen e armëpushimit në Gaza.

Vendet perëndimore janë të shqetësuara për zgjerimin e konflikteve të regjimit sionist në Lindjen e Mesme dhe për këtë qëllim kanë intensifikuar përpjekjet për t'i dhënë fund luftës së Gazës. Sipas ISNA, kryeministri i Anglisë në një deklaratë pas takimit me Isaac Herzog, kreun e regjimit sionist në Londër, njoftoi: Ne kemi nevojë për hapa urgjent për të vendosur një armëpushim në Gaza.  Në mesazhin e tij drejtuar Herzogut, kryeministri i ri i Anglisë, Kerr Starmer, theksoi rëndësinë e ndërmarrjes së hapave të menjëhershëm për arritjen e paqes, në bazë të të cilave të burgosurit sionistë që mbahen nga Hamasi duhet të lirohet dhe ndihma humanitare duhet të arrijnë në zonat e privuara të Gazës. Kryeministri britanik gjithashtu theksoi mbështetjen e tij për të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten sipas ligjit ndërkombëtar. Edhe pse qeveria e re britanike, e cila u formua nga Partia Laburiste, pretendon një perspektivë të ndryshme të politikës së jashtme në krahasim me qeverinë e mëparshme të këtij vendi, e cila drejtohej nga Partia Konservatore, por në praktikë, të dyja partitë kryesore britanike kanë të njëjtat qasje në mbështetjen e brutalitetit të regjimit sionist kundër palestinezëve.