Special për Javën e Unitetit (1)
(last modified Tue, 17 Sep 2024 18:49:50 GMT )
Shtator 17, 2024 20:49 Europe/Tirane
  • Special për Javën e Unitetit (1)

Data 12 e muajit rabi'ul-aval është përvjetori i ditëlindjes së Hazretit Muhamed s.a.v.s., profetit të fundit të Zotit të madhëruar sipas transmetimeve të shkollës sunite.

Përshëndetje miq të nderuar, qëndroni me ne nga Iranradio për të dëgjuar edicionin e parë të podkastit të cilin e kemi përgatitur me rastin e fillimit të Javës së Unitetit dhe përvjetorit të ditëlindjes së Profetit të nderuar të Islamit, Hazretit Muhamed s.a.v.s.. Në edicionin të cilin do ta dëgjoni në vazhdim, do ta paraqesim tregimin e jetës së të Dërguarit të fundit të Zotit që nga koha e lindjes e deri të shpallja e profetësisë. Iu lutemi na ndiqni deri në fund!

Përpara se të fillojmë këtë podkast, është e përshtatshme të dimë se çfarë është Java e Unitetit? Çfarë periudhe kohore përfshin dhe nga kush u emërua?

Java e Unitetit përfshin ditët ndërmjet datëlindjes së Profetit Muhamed s.a.v.s. sipas burimeve të shkollës sunite deri në datën e lindjes së Profetit Muhamed s.a.v.s. sipas burimeve të shkollës shiite. Sipas shumicës së burimeve të shkollës sunite, dita e 12 e muajit Rabiul Evvel dhe sipas shumicës së burimeve të shkollës shiite, data 17 e Rabiul Evvel, është ditëlindja e Profetit të Zotit, Hazretit Muhamed Mustafas s.a.v.s.. Kjo çështje bëri që Imam Khomejni (ra), themeluesi dhe udhëheqësi i Republikës Islamike të Iranit në vitin 1981, t'i emërtojë këto ditë si Java e Unitetit, duke respektuar mendimin e dy shkollave të mëdha fetare islame dhe nevojën për unitet më të madh të botës islame. Në këtë kuadër, çdo vit gjatë këtyre ditëve në Iran mbahet konferenca ndërkombëtare e unitetit islam me praninë e personaliteteve intelektuale, dijetarëve, myftinjve dhe figurave politike të vendeve islame për të shqyrtuar rrugëzgjidhjet për një unitet më të madh mes botës islame. Tani le të kalojmë te tema kryesore e këtij episodi, që është tregimi i jetës së të Dërguarit të fundit të Zotit, që nga lindja e tij deri në shpalljen e profetësisë. Qëndroni me ne!

Dielli i ditës së premte, më 17 Rabi'ul Evvel të vitit 570 ka kohë që ka aguar dhe dalëngadalë është ngritur lartë nga prapa maleve në lindje të Mekës. Abdul-Muttalib, një prej parisë së Mekës, është ulur nën një hije, pranë shtëpisë së Qabes dhe disa nga bijtë e tij po bëjnë një bisedë të ngrohtë me të. Abdul-Mutalibi ka kaluar një jetë të gjatë; por është ende i fortë. Ai e pyet djalin e tij të madh Harithin: "A nuk erdhi ndonjë lajm nga Amina?" Harithi thotë: “Që dje ishin me të motra ime dhe disa gra të tjera të Beni Hashem, po të kishte ndonjë lajm, do të na kishin lajmëruar. Abdul-Mutalibi pëshpëriti me vete: “Sa dëshpërim! Djali im i vogël Abdullahu! Ai nuk është gjallë për të shikuar lindjen e fëmijës së tij". Në këtë kohë, një grua e re po vinte nga ana e Luginës së Ebi Talib vjen tek ata dhe e gëzuar i drejtohet Abdul-Mutalibit dhe i thotë: "Baba, është një lajm i mirë! Amina solli në jetë një djalë!"

Abdul-Mutalibi i gëzuar pyet: "Në çfarë ore ka lindur?" Ajo u përgjigj: "Këtë mëngjes, para lindjes së diellit!"

Abdul-Muttalib hyri në dhomën e Aminës me disa nga djemtë e tij dhe u ul pranë nuses së tij. Sytë e gjyshit tregonin lumturinë. Ai u përkul dhe i puthi faqet e fëmijës.

Në ditën e shtatë të ditëlindjes së fëmijës, Abdul-Muttalib organizoi një festë madhështore në të cilën morën pjesë të gjithë krerët e fisit Kurejsh dhe të familjes Beni Hashem. Pas ngrënies së ushqimit, Abdul-Mutalib e mori foshnjën e mbuluar me një leckë të bardhë dhe ua tregoi të gjithëve dhe tha: “Falënderoj Zotin që na dha një fëmijë”. Sot në mëngjes e çova në shtëpinë e Qabesë dhe e emërova me emrin Muhamed.

Kishte një thatësirë të madhe atë vit. Në shkretëtirë dhe ndër fiset beduinë të shkretëtirës, ​​thatësira tregoi më shumë efektin e saj. Sipas një zakoni të vjetër, gratë e fiseve beduinë të shkretëtirës, ​​duke përfshirë edhe fisin Saadiyeh, që ndodheshin rreth Mekës, shkonin së bashku në Mekë në stinën e pranverës për të marrë nën kujdesi fëmijët e fisnikëve dhe udhëheqësve kurejsh në fisin e tyre për t'u kujdesur dhe për të fituar të ardhura.

Njerëzit e këtij fisi atë vit kishin më shumë nevojë për këtë punë, sepse thatësira i kishte ulur të ardhurat dhe të korrat e fisit. Amina, nëna e Muhamedit s.a.v.s., priste gratë e fisit Saadiyeh; sepse ajo nuk kishte qumësht të mjaftueshëm për të ushqyer fëmijën e saj. Gjithashtu në Mekë ishte përhapur kolera dhe kishte frikë se mos sëmurej fëmija i saj.

Amina shkoi te Abdul-Mutalibi. Menjëherë pas kësaj, gratë që e njihnin Abdul-Muttalibin dhe kishin parë bujarinë e tij, dolën përpara duke deklaruar gatishmërinë e tyre për t'u kujdesur për nipin e Abdul-Mutalibit. Abdul-Mutalib tha: “Mos u nguteni! Lëreni vetë fëmija të zgjedhë kujdestaren e ardhshme". Amina ia dha Muhamedin s.a.v.s. gruas së parë që ishte atje. Por Muhamedi s.a.v.s. nuk tregoi asnjë dëshirë as ndaj asaj gruaje e as ndaj ndonjërës prej tyre, derisa Halimeja e pashpresë doli dhe e futi gjirin e saj në gojën e Muhamedit. Foshnja filloi të pinte qumësht me kënaqësi. Shpresa dhe lumturia mund të shiheshin në fytyrat e Aminës, Abdul-Mutalib dhe Halimes. Muhamedi iu besua Halimes dhe kështu ai shkoi te fisi Saadije në shkretëtirë për një jetë të re.

Halimah dhe burri i saj ishin të varfër; por me ardhjen e Muhamedit, sikur jeta e tyre ishte bekuar me plotë begati. Delet dhe të korrat e tyre ishin shtuar dhe njerëzit e tjerë në fis e ndjenin praninë e këtij bekimi.

Halimah e çonte Muhammedin për të parë nënën e tij Amina, xhaxhallarët dhe gjyshin e tij një herë në vit. Një ditë Muhamedi e pyeti Halimenë: “Nënë e dashur! Unë kam dy nëna?

Halima i tha: "Nëna jote e vërtetë është Amina! Ai plaku që të do shumë është gjyshi yt, i cili është kryetar dhe pari e Mekës, ata burra të zellshëm janë xhaxhallarët e tu, dhe unë jam nëna jote e gjirit".

Më në fund, Muhamedi u kthye në krahët e familjes së tij. Kur Halimeja e mori Muhamedin në Mekë në fund të vitit të tij të 5-të dhe ia dorëzoi Aminës, ajo po qante. Muhamedi ishte gjithashtu i përmalluar. Ai i vuri duart në qafë Halimes dhe qau, por Amina ishte aq e sjellshme sa shpejt e mbushi vendin e Halimesë. Amina i tregoi shumë tregime Muhamedit, duke përfshirë edhe babain e tij Abdullah, i cili vdiq para se ai të lindte. Pas ca kohësh, u vendos që Amina dhe Muhamedi, së bashku me shërbëtoren e tyre, të shkonin në Jethrib (Medina aktuale në Arabi) dhe të vizitonin varrin e babait të tyre. Dajallarët e Muhamedit jetonin në Jethrib dhe ishin shumë të gëzuar kur panë këtë fëmijë të vogël dhe të ëmbël.

Dajallarët e respektonin shumë atë dhe nënën e tij dhe donin t'i mbanin në shtëpinë e tyre, por Amina nuk pranoi dhe pas një kohe ajo planifikoi të kthehej në Mekë. Gjatë kthimit nga Jathribi, Muhamedi kuptoi se nëna e tij ishte e sëmurë dhe nuk kishte më forcë si më parë. Gjendja e Aminës ishte përkeqësuar shumë. Ata pushuan në një vend të quajtur "Ebva'e" që Amina të përmirësohej, por kishte gdhirë mëngjesi dhe Muhamedi kur u zgjua e pa se nëna e tij kishte vdekur.

Amina u varros aty mes pikëllimit të Muhamedit, i cili në atë kohë nuk kishte më shumë se 6 vjeç dhe më pas u nisën për në Mekë. Por nuk kishin kaluar më shumë se dy vjet nga vdekja e nënës së tij dhe pikërisht kur Muhamedi ishte 8 vjeç, atij i vdiq edhe gjyshi i tij Abdul-Mutalibi.

Ebu Talibi, xhaxhai i mirë dhe bujar i Muhamedit, e kapi dorën e Muhamedit, e puthi në fytyrë dhe e çoi në shtëpinë e tij dhe mori përsipër kujdestarinë ndaj Muhamedit. Kishin kaluar disa vite nga prania e Muhamedit në shtëpinë e xhaxhait të tij. Edhe pse Ebu Talibi u bë kreu i Mekës dhe fisit Kurejshit pas babait të tij; por për shkak të shumë fëmijëve dhe mungesës së të ardhurave, ai ishte i varfër. Për këtë arsye, ai vendosi të marrë pjesë në udhëtimin vjetor të Kurejshëve në Siri dhe të bëjë tregti. Muhamedi ishte 12 vjeç në atë kohë dhe Ebu Talibi e mori me vete në këtë udhëtim.

Ky udhëtim ishte shumë interesant për Muhamedin. Takimi me një prift të krishterë të quajtur Buhejra i shtoi bukurinë këtij udhëtimi. Karvani me të cilin shkoi Ebu Talibi në Sham u ndal para një kishe. Prifti doli nga kisha dhe u kushtoi vëmendje të gjithëve, derisa arriti tek Muhamedi. Ai e pyeti Ebu Talibin: "Kush është ky fëmijë dhe si quhet?" Ebu Talibi tha: “Ky fëmijë është nipi im. Të dy prindërit e tij kanë ndërruar jetë, ai quhet Muhamed dhe nëna e tij ka zgjedhur emrin Ahmed për të". Prifti i tha Muhamedit: “Betohem në Latin dhe Uza, idhujt e fisit tënd, se çdo gjë që të pyes, të më përgjigjesh sinqerisht! Muhamedi tha: "Mos më bëni të betohem në këta dy idhuj, nuk i pranoj. Unë besoj në një Zot". Prifti i lumtur iu drejtua Ebu Talibit dhe i tha: “Kam lexuar shenjat dhe emrin e nipit tënd në librat e shenjtë të së kaluarës, ai është i zgjedhuri i Zotit. Ju duhet të jeni të kujdesshëm ndaj tij, veçanërisht nëse hebrenjtë zbulojnë se kush është dhe pastaj do ta persekutojnë". Ebu Talibi më pas nuk i hoqi sytë nga Muhamedi për asnjë çast derisa u kthye në Mekë.

Ebu Talibi e donte shumë nipin e tij, veçanërisht pasi mësoi se Muhamedi ishte monoteist si ai, por u mërzit se pasi që Muhamedi ishte i papunë. Një ditë kur u mblodhën të gjithë, një nga banorët kurejshit e njoftoi se delet e fisit kanë nevojë për një bari që të kujdeset për to. Muhamedi pranoi me mendje të hapur që të kujdesej për delet dhe t'i çonte në kullota. Vetmia dhe ajri i pastër i shkretëtirës dhe fushës e bënë Muhamedin të mendojë gjithnjë e më shumë.

Vetmia e bëri që ai të vështronte me kujdes gjithçka. Të mendonte për lulet, për bimët, për ngjyrat e tyre të ndryshme, për gjithçka që lëviz në tokë. Hazreti Muhamed një ditë tha me vete, si ka mundësi që këto bimë me kaq larmi e bukuri janë rritur vetë? Kush e bëri qiellin? yjet? Reja, shiu, dielli, dita dhe nata, era dhe shiu, të gjitha ishin arritje për Muhamedin për të rritur besimin e tij në Zot. Muhamedi ishte i kujdesshëm në mjedisin e Mekës, në shkuarjet dhe ardhjet, në komunikimin me njerëz dhe me të moshuar dhe me njerëzit e varfër të Mekës. Situata e vështirë dhe larg drejtësisë dhe me plotë shtypje të shoqërisë e zemëroi shumë. Sidomos pasi dëgjoi lutjen e një njeriu që kishte humbur durimin nga mizoria e një prej parisë së Mekës. Pas këtij rasti të mizorisë e padrejtësisë, të rinjtë e Mekës u mblodhën dhe bënë një pakt të quajtur "Half el-Fadul" në të cilin u zotuan se do të mbronin çdo person të shtypur dhe do të merrnin të drejtën e tij. Por Muhamedi nuk e konsideroi të mjaftueshme këtë veprim dhe nuk mundi t'i përballonte padrejtësitë, dhe nga kjo sasi pikëllimi, ai kërkoi strehim në shpellën Hira, një shpellë afër Mekës dhe aty qëndronte vetëm me veten.

Pak nga pak, reputacioni i besueshmërisë, mirësisë dhe moralit të mirë të Muhamedit u përhap gjithandej. Muhamedi njihej si Muhamedi besnik dhe ishte i dashuri i zemrave të njerëzve. Ai ishte bërë një djalosh i ndritur dhe i fortë dhe dinte e kuptonte shumë gjëra. Kishte moral të mirë, ishte monoteist dhe i ndershëm. E trishtonte politeizmi i popullit, korrupsioni dhe robëria kurse zemra iu digjte nga varrimi i vajzave të për së gjalli.

Një ditë kur Muhamedi po kthehej në shtëpi nga shpella Hira, pa xhaxhain e tij Ebu Talibin duke e pritur atë në shtëpi. Sytë i shkëlqenin nga gëzimi. Ebu Talibi tha: "A e njeh Hatixhenë, vajzën e Khoweilid? Ajo më dërgoi robin e saj sot dhe më tha se e njoh Muhamedin, nipin tënd, dhe kam dëgjuar shumë për të. E din se unë për çdo vit dërgoi disa persona për të bërë tregti në rajone të ndryshme në mënyrë që ata të kryejnë punët e tregtisë për mua. Unë kësaj radhe dëshiroj ta dërgoj Muhamedin për këtë punë. E di që ai nuk ka shumë përvojë; por unë dua që ai ta bëjë atë". Muhamedi e shikoi me mendime xhaxhain e tij dhe i tha: "Unë nuk kam përvojë në këtë fushë, si mendoni ju?"

Ebu Talibi tha: “Merre këtë si ogur të mirë dhe mos u shqetëso, me ty është edhe shërbëtori i Hatixhes dhe ai patjetër do të ndihmojë në këtë rrugë, dhe megjithëse ai është me përvojë në këtë punë, por Hatixheja të la autoritetin ty dhe ka thënë: "Tregtoni si ta shihni të arsyeshme!” Dhe ky ishte fillimi i njohjes së Muhamedit me zonjën e Islamit.

Hatixheja, zonja e pasur dhe e dëlirë e Mekës, e cila njihej si një zonjë e pastër nga ana e moralit dhe ishte e besueshme nga të gjithë tregtarët, pas kësaj ia besoi tregtinë e saj Muhamedit. Muhamedi gjithashtu bënte tregti me mençuri dhe pasuria e Hatixhes rritej dita-ditës. Duket se Muhamedi me punën e tij i kishte sjell shumë begati dhe përfitime dhe kishte fituar zemrën e Hatixhes me guximin, forcën, mirësjelljen, madhështinë dhe besueshmërinë e tij. Sa herë që Muhamedi dilte nga Meka për punë, Hatixheja ishte e padurueshme ta shihte përsëri dhe e dinte shumë mirë se kjo dashuri ishte shumë e thellë, e vërtetë dhe racionale.

Më në fund Hatixheja ndërmori një hap të vendosur dhe të prerë dhe e ftoi Muhamedin për vizitë. Para se të mbërrinte në shtëpinë e Hatixhes, Muhamedi po mendonte për gjithçka tjetër, përveç se Hatixheja do t'i propozonte për martesë. Arriti në shtëpinë e Hatixhes dhe pas një heshtjeje të vogël i tha: "Jam në dispozicionin tënd zonjë, siç duket kishe punë me mua?" “Nëse ti je i gatshëm të martohesh, unë jam e gatshme të bëhem gruaja jote”, tha Hatixheja sinqerisht, por me turp. Muhamed pak si i turpëruar, u këshillua me xhaxhain e tij Ebu Talibin dhe pastaj gratë e familjes Beni Hashim shkuan për të kërkuar dorën e Hatixhes atë natë dhe Muhamedi u martua me Hatixhen.

Fëmija i parë i Muhamedit dhe Hatixhes lindi me emrin Kasim, por ai vdiq kur ishte ende fëmijë. Lindi fëmija i dytë që ishte një vajze e quajtur Zejneb dhe fëmija i tretë i tyre kishte emrin Rukije dhe më pas lindi vajza që u quajt me emrin Fatime, ajo që më vonë u martua me Aliun (a.s.), imamin e parë të myslimanëve shiitë. Ajo u bë zonja e grave të botës dhe të gjithë imamët shiitë lindën nga brezi i saj. Martesa me Hatixhen, e cila kishte shumë pasuri, nuk e bëri Muhamedin kurrë të harronte të varfërit, nevojtarët dhe të shtypurit. Ai ende mendonte për korrupsionin dhe padrejtësinë në shoqërinë e asaj kohe dhe sipas zakonit të vet, e kaloi një kohë në vetmi dhe në shpellën Hira u përkushtuar në adhurimin e Zotit dhe në lutjet që bënte pranë Fronit Hyjnor.

Një nga ato net kur Muhamedi ishte i përkushtuar me Zotin në shpellë, i zbriti engjëlli i shpalljes dhe i tha: “Lexo! Me emrin e Zotit tënd, i cili e krijoi njeriun nga një mpiksje gjaku...” Muhamedi, i tronditur kur e pa Xhibrilin, tha: “Nuk di të lexoj...! Xhibrili tha: “Lexo, unë jam urdhëruar nga Zoti yt që të shpall ty për Profet...” Muhamedi lexoi. Kur Muhamedi lexoi ajetet e para të Kur'anit të shenjtë, engjëlli i mëshirshëm e shikoi dhe tha: “O Muhamed! Ti je i dërguari i Zotit dhe unë jam Xhibrili”. Ai me këtë fjali i shpalli fillimin e një misioni të rëndësishëm Muhamedit, i cili në atë kohë ishte 40 vjeç. Muhamedi s.a.v.s., tani si profeti i fundit i Zotit, u ngarkua me përgjegjësi për t'i shpëtuar njerëzit nga devijimi dhe injoranca dhe t'i udhëzojë ata drejt lumturisë. Ai solli me vete një fe që bazohej në natyrën qenësore të njeriut dhe plotësonte fetë e mëparshme monoteiste. Një fe e cila në bazë të mësimeve të saj, është feja më e plotë dhe më gjithëpërfshirëse, ndërsa në bazë të përmbajtjes e saj, ajo është feja më racionale dhe më logjike kurse në aspektin e përfshirjes, ajo është feja më universale dhe e më e përjetshme dhe për sa i përket pranimit, ajo është feja më e pëlqyer dhe më mistike për të rinjtë dhe përsa i përket përgjigjes ndaj nevojave njerëzore, është feja më shkencore dhe më e shkëlqyer. Njëkohësisht në të fshihen porositë më të rënda, më të lehta dhe më të thjeshta, në atë mënyrë që asnjë shkollë, asnjë grup, asnjë besim dhe asnjë metodë nuk mund ta arrijë atë. Feja Islame në kulmin e përsosmërisë dhe bukurisë është feja e jetës, feja e paqes dhe sigurisë, feja e dinjitetit dhe e nderit, feja e bashkimit dhe vëllazërisë, feja e paqes dhe e bashkëjetesës, feja e përparimit dhe qytetërimi dhe feja e përpjekjes dhe punës.

Të dashur miq, kemi mbërritur në fund të këtij episodi të podkastit special për Javën e Unitetit. Ju mund të dërgoni kritikat, pyetjet dhe sugjerimet tuaja përmes faqes sonë. Do të dëshironim shumë të dinim mendimet dhe pikëpamjet tuaja për këtë podkast dhe podkastet tona të tjera dhe për të ndërvepruar dhe shkëmbyer ide me njëri-tjetrin. Ne gjithashtu do t’ju jemi shumë mirënjohës që nëse ju pëlqen përmbajtja e podkast-it, ju lutemi ta ndani atë me miqtë dhe familjarët tuaj dhe t’ua prezantoni atë edhe të tjerëve.

Programet tona mund t'i ndiqni në faqen e radios https://iranradio.ir/sq/. Tekstin e këtij programi mund ta lexoni në faqen https://parstoday.ir/sq

 

 

 

 

Tags