Shpikja e popullit hebre (6)
(last modified Wed, 27 Nov 2024 19:31:02 GMT )
Nëntor 27, 2024 20:31 Europe/Tirane
  • Shpikja e popullit hebre (6)

Tema e internimit dhe dëbimit të popullit hebre nga Toka e Shenjtë bazohet në mosdijen e historisë e cila ka ardhur si pasojë e gënjeshtrave armiqësore të priftërinjve të kishës të cilët donin të tregonin se Zoti i ka dënuar hebrenjtë për kryqëzimin e Isait (a.s).

Përshëndetje! Miq të nderuar jemi pranë jush me episodin e gashtë të podkastit "Shpikja e popullit hebre".

Iu përshëndesim nga Iran Radio dhe ju po dëgjoni epsidin e gjashtë të podkastit "Shpikja e Popullit Hebre". Një podkast i cili është marrë nga përmbajtja e librit "Shpikja e Popullit Hebre" të shkruar nga Shlomo Sand, një profesor i Universitetit të Tel Avivit. Arsyeja që e kemi rikthyer këtë libër për t’ju e lexuar është sfidimi i bazave dhe pretendimeve historike të sionistëve për krijimin e një shteti të rremë në Palestinën e pushtuar. Sot, agresioni i regjimit sionist ndaj Rripit të Gazës, masakra ndaj palestinezëve dhe vrasja e liderëve palestinezë kanë tërhequr vëmendjen globale për historinë e rreme të Izraelit. Sionistët, gjatë dekadave të fundit, përpiqen të justifikojnë politikat pushtuese dhe masakrat ndaj palestinezëve duke manipuluar historinë dhe paraqitur veten si një popull viktimë. Operacioni "Stuha Al-Aksa" i kryer më 7 tetor të vitit 2023, pas 17 vitesh bllokade dhe rrethim të hekurt ndaj Rripit të Gazës, dhe reagimi i dhunshëm dhe i pabarabartë i Izraelit ndaj këtij operacioni, ka zbuluar natyrën e vërtetë të formimit të Izraelit dhe mashtrimet e sionistëve në lidhje me pushtimin e Palestinës. Në këtë periudhë delikate, rileximi i librit "Shpikja e Popullit Hebre", shkruar nga një profesor i Universitetit të Tel Avivit, është shumë i dobishëm për t'u lexuar.

Para se të nisim këtë episod, ju ftoj që për të marrë informacion rreth asaj që kemi thënë para kësaj, të vizitoni kanalin/sajtin/ faqen tonë në adresën https://parstoday.ir/sq dhe https://iranradio.ir/sq dhe gjatë kohës që shikoni episodet e mëparshme të këtij podkasti, mund të dëgjoni edhe shumë podkaste të tjera që ne i publikojmë dhe i vendosim falas në shërbimin tuaj. Në këto adresa mund të ndani edhe mendimin tuaj me ne. Le të vazhdojmë me episodin e gjashtë të podkastit "Shpikja e Popullit Hebre" i cili përveç përsëritjes së asaj që është thënë në episodet e shkuara, trajton edhe tematika të reja rreth falsifikimit të historisë së popullit hebre.

******************

Në episodet e kaluara thamë se për t'i dhënë legjitimitet pushtimit të Palestinës dhe vrasjes në masë të palestinezëve, sionistët kanë falsifikuar rrëfimet e disa profesorëve hebrenj të historisë në universitetet evropiane dhe amerikane për Izraelin, por disa nga profesorët hebrenj të historisë e kanë demaskuar këtë histori false. Shlomo Sand , profesori i historisë në Universitetin e Tel Avivit, është njëri prej këtyre historianëve. Sipas mendimit të tij, "populli hebre" është një koncept abstrakt dhe mit për të cilin gjatë historisë (përveç kohës së sotme) nuk ka pasur ndonjë dokument apo fakt. Sipas Sand, të gjithë "intelektualët ekselentë" kanë marrë pjesë në kultivimin e trinitetit (Torati, populli dhe toka) në vitet e para të formimit të shtetit Izraelit. Shembujt e veprimeve që shteti Izraelit ka ndërmarrë për forcimin e sloganeve në fjalë, janë si më poshtë: "Punonjësit e administratës i detyronin të ndryshonin emrat e tyre në hebraikë të cilët zakonisht zgjidheshin nga Torati ose të gjitha vendbanimet e reja i emëronin me emra të vjetër hebraikë". Këtë veprim të regjimit sionist Shlomo Sand e interpreton se ka dy qëllime: njëri është fshirja e emrave vendas arabë dhe tjetri kapërcimi i "internimit" të gjatë i cili mori fund me formimin e shtetit Izraelit.

Shlomo Sand thotë: "Në dokumente të shumta të romakëve, nuk shihet asnjë rast ku tregohet për dëbimin e hebrenjve, dhe shteti antik dhe historik hebre, nuk ka qenë kurrë një mbretëri e madhe dhe madhështore. Edhe për librin e shenjtë Toratin ka vend për diskutime dhe dyshime të mëdha që një prej tyre është fakti se koha e shkrimit të tij është e paqartë".

Ashtu siç u tha në episodin e shkuar, libri i shenjtë Torati i cili është shkruar nga shumë shkrimtarë dhe më pas është korrigjuar nga shumë shkrimtarë të tjerë gjatë viteve, është i mbushur me kontradikta. Një thënie tjetër e rëndësishme që Shlomo Sand thotë në librin e tij rreth kësaj teme, sillet rreth librit të Ester-it. Ai thotë se edhe koha e shkrimit të këtij libri në Torat është e paqartë. Sipas Sand sionistët nuk mund të pajtohen kurrë me këtë të vërtetë të hidhur që nuk ka pasur kurrë një kulturë me emrin "kultura e popullit hebre", por ka pas ekzistuar vetëm një kulturë e përhapur e quajtur "Yidish" e cila ka pasur ngjashmëri më të shumta me kulturën e fqinjëve se me ngjashmëritë me shoqëritë hebreje të Evropës perëndimore apo veriore. Sipas mendimit të autorit të librit "Shpikja e Popullit Hebre", mungesa e  studimeve sociologjike, linguistike dhe etnike rreth metodave të lashta të jetesës në qytezat e Polonisë dhe Lituanisë, nuk janë të rastësishme. Rreth kësaj mungese gjithashtu ka pasur qëllime të caktuara rrënjët e të cilave duhet t'i kërkojmë në motivet e krijimit të një historie false të hebrenjve.

***************************

Në episodin e kaluar u tregua se ideologjia sioniste lindi në gjysmën e dytë të shekullit të nëntëmbëdhjetë në Evropën qendrore dhe lindore në zonat territoret mes Vjenës dhe Odesës. Kjo ideologji (sipas interpretimit të Shlomo Sand disi e paqëndrueshme) u rrit në margjinat e nacionalizmit gjerman dhe mbërriti në tregun kulturor plot drejtime dhe rryma të popullatës Yidish. Sand gjithashtu në lidhje me të qenët e kësaj lëvizjeje nacionaliste beson se, pavarësisht se kjo lëvizje ishte margjinale, ajo ishte pjesë e valës së fundit të zgjimit kombëtar në Evropë dhe përkoi me shfaqjen e ideologjive të tjera që krijonin identitet në këtë kontinent. Shlomo Sand mendon se themeluesit ideologjikë të sionizmit pak a shumë i përkisnin kulturës gjermane. Në përgjithësi, thelbi i mendimit të Shlomo Sand për sionizmin dhe shtetin hebre është përqendrimi në një kulturë të veçantë dhe jo në një fe. Një kulturë që krijoi bazën për ndjenjat nacionaliste të hebrenjve dhe në vazhdim sionizmin.

Shkrimi i historisë kombëtare që u krye nga intelektualët dhe njerëzit me ndikim të kulturës jehudite (sioniste), nuk është shkruar me qëllimin për të zbuluar qytetërimet e kaluara dhe për zbulimin e gjendjes thelbësore të ithtarëve të Musait a.s.. Qëllimi kryesor, sipas Shlomo Sand, deri më tani ka qenë  formimi i një identiteti dhe forcimi i gjendjes politike aktuale. Në lidhje me këtë ai thotë se sa më shumë të distancohemi nga normat fetare dhe aq më shumë të përqendrohemi në hulumtimin e çështjeve të ndryshme të përditshme, do të zbulojmë më shumë se nuk ka pasur kurrë një formë të përbashkët etnike jofetare mes besimtarëve hebrenj në Azi, Afrikë dhe Evropë. Shoqëria hebreje e botës ka qenë gjithmonë një kulturë e madhe fetare. Përbëhej nga elementë të ndryshëm, por nuk ishte një popull i huaj dhe i shpërngulur. Thelbi i çështjes është ky që përgjatë gjithë historisë nuk ka ekzistuar kurrë një etni-racë e mallkuar që për shkak të vrasjes së Profetit Isa a.s., të jetë dëbuar nga Toka e Shenjtë dhe të ketë banuar në mesin e popujve të tjerë si një grup i pa ftuar.

********************

Një nga hulumtimet interesante të Shlomo Sand rreth qasjes nacionaliste të sionistëve për të cilën kemi treguar në episodin e kaluar, tregon për përdorimin e armiqësisë së vjetër të të krishterëve ndaj hebrenjve (vrasësve të Isait a.s. sipas të krishtetërve). Ai thotë se në vendet ku mbizotëronte nacionalizmi qytetërues dhe politik, ishte e mundur përshtatja e jehudive të refuzuar në një identitet të ri. Në po këtë fushë, në kushtetutën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Revolucionit Francez dhe në ligjet e Britanisë së Madhe, hebrenjtë ishin domosdoshmërisht të pranueshëm. Si përfundim në këto dhe të tjera vende, hebrenjtë u bënë një pjesë e pandarë e popullit të këtyre vendeve. Në po këtë temë, Shlomo Sand tregon edhe për ngjarjen e  Dreyfus në vitin 1894 duke e përshkruar si mjaft të jashtëzakonshme. Me pak fjalë, në këtë ngjarje bëhet fjalë për një oficer hebre në ushtrinë e Francës i cili u akuzua për spiunazh për Gjermaninë dhe u dënua me internim, por pas disa vitesh vërtetohet pafajësia e tij. Me paraqitjen e kësaj ngjarjeje historike, Sand thotë se mbështetësit e identiteti kombëtar etniko-fetar (në Evropë) nuk u zhdukën por pas disa vitesh u shfaqën përsëri në kohën e nazistëve dhe disa prej tyre kanë mbetur deri më sot.

Sionistët kishin nevojë për këtë urrejte. Për po atë urrejtje që ndodhej në shoqërinë evropiane për hebrenjtë. Në vijim të investigimit të tij të interesant, rreth natyrës së sionizmit dhe trashëgimit të tij, Shlomo Sand thotë: "Sionizmi vendosi në veten e tij shenja nga populismi gjerman dhe në të njëjtën kohë tiparet nacionaliste romantike polake përcaktuan më së shumti natyrën e fjalëve të tyre, por këto nuk ishin thjeshtë një imitim i verbër". Për të arritur qëllimet e tyre, sionistët duhej të pastronin shtresat sociale ekzistueze, të harronin historitë e veçanta dhe të krijonin një lëvizje të madhe që gjoja kishte rrënjë në të shkuarën imagjinare dhe fetare të antikitetit. Prandaj në një periudhë kohore mbërritëm përsëri në diskutimin e domosdoshmërisë së shkrimit të frazave nga Torati dhe historisë së falsifikuar e hebrenjve. Sionizmi që në fillim ka qenë një lëvizje nacionaliste me orientim etnik e cila ka shtrirë një rrethim të fortë rreth popullit të saj historik i cili është një shpikje e vetja dhe ka ndaluar çdo hyrje vullnetare në brendësi të këtij populli të cilin kishte filluar ta projektonte.

*****************

Legjenda e mërgimit të hebrenjve u formua rreth traditës që të krishterët kishin për pasuesit e Profetit Musa a.s.. "Koncepti i vjetër kristian i mërgimit të përjetshëm të hebrenjve" i referohet besimit të krishterë mbi ndëshkimin e hebrenjve për vrasjen e Profetit Isa a.s.. Koncepti i kultivuar dhe zgjeruar i këtij diskutimi mund të shqyrtohet në kapitullin e tretë të librit "Shpikja e popullit hebre" me titull "Shpikja e mërgimit: thirrja për besim dhe ndryshimin e fesë". Sand thotë se shkulja nga rrënjët dhe dëbimi i hebrenjve, janë koncepte që kanë luajtur rol në të gjitha format e traditës hebreje. Feja hebreje shikonte në të kaluarën nga perspektiva e mërgimit, shpërnguljes dhe kthimit, dhe kjo kujtesë letrare fetare ndihmoi në formimin e ndjenjave fetare hebreje në shekujt pasues. Shlomo Sand, në kapitullin e tretë të librit të tij arrin në përfundimin se legjenda e shpërnguljes dhe mërgimit u kultivua nga tradita kristiane, veçanërisht në një kohë kur njohuria historike kombëtare ishte një përzierje plot ngjyra të ngjarjeve heterogjene me elementet tradicionale.

Një nga argumentet dhe dokumentet që Shlomo Sand ka sjellë në librin e tij rreth shpikjes së ngjarjes së shpërnguljes dhe rikthimit të hebrenjve, të cilin e kemi treguar edhe në episodin e kaluar, tregon për dëbimin e vitit 70 të erës sonë. Sand thotë: "Romakët nuk i kanë dëbuar kurrë të gjithë popujt jashtë territoreve të tyre". Perandoria Romake nuk e ka përdorur as politikën e dëbimit nga vendi të cilën e kanë përdorur më pas perandoria e asirianëve dhe babilonasit. Ky hulumtues izraelit të vetmin burim të temës së dëbimit e njeh atë të Flavius Josephus si shlkrues i ngjarjes së rebelimit të fanatikëve në vitin 66 të erës sonë duke treguar edhe për hiperbolizimin e rrëfimit të tij. Josephus ka shkruar për vrasjen e 1.1 milion personave në Jerusalem dhe robërimin e 97 mijë të tjerëve ndërkohë që Shlomo Sand thotë se një kalkulim i matur tregon se në atë kohë, ndoshta Jerusalemi mund të kishte një popullsi prej 60 deri në 70 mijë banorësh. Me dhënien e këtij shpjegimi, ai tregon për dokumente të shumta të romakëve dhe thotë: "Në dokumentet e shumta të romakëve nuk shihet në asnjë vend ndonjë raport për dëbimin e hebrenjve". Sipas këtij profesori të historisë në Universitetin e Tel Avivit, në shekullin e tetë të erës sonë, i gjithë rajoni i Kan'anit ka qenë i mbretërisë së fuqishme izraelite dhe i mbretërisë së vogël të Jehudas. Mbretëria antike dhe historike e hebrenjve nuk ka qenë kurrë një mbretëri e madhe dhe madhështore.

Një nga sarkazmat e rëndësishme të Sand-it në librin "Shpikja e Popullit Hebre" shihet në rastin kur flet për statistikat dhe numrat imagjinare të Flavius Josephus në lidhje me numrin e të vdekurve dhe të dëbuarve nga mesi i hebrenjve në vitin 70 të erës sonë, ku thotë: "Gjithmonë të vjen në mendje që shifrave të përdorura nga historianët e antikitetit t'u heqësh një zero". Një fakt i rëndësishëm është ky që Sand, përveç faktit që e ka përqeshur këtë raport historik të Josephusit dhe ka shkruar se një gjë e tillë është e pavërtetë, tregon që edhe ky raport i pavërtetë nuk ka treguar ndonjë gjë për dëbimin e hebrenjve. Një nga shënimet e tij më të rëndësishme në këtë kontekst është një citim i Khaim Miliewski (historian), sipas të cilit, në shekullin e dytë dhe të tretë të erës sonë, fjala mërgim [galut] përdorej për të nënkuptuar nënshtrim politik, jo dëbim nga vendi, dhe këto dy kuptimet nuk janë domosdoshmërisht të lidhura bashkë. Prandaj, nga pikëpamja e kërkimit terminologjik, është e madhe mundësia që fjala “mërgim” të ketë pësuar një ndryshim të natyrës gjatë periudhave historike dhe të jetë përvetësuar nga sionistët në dekadat e fundit. Shlomo Sand beson se legjenda e mërgimit u krijua për herë të parë nga të krishterët dhe hebrenjtë gjithashtu e besuan atë.

**************************

Në faqen 213 të librit të tij, Shlomo Sand ka shkruar: "Hebrenjtë pak nga pak e përvetësuan legjendën e mërgimit dhe e futën atë në traditën hebreje". Në shënimet para faqes 213 gjithashtu tregohet për këtë çështje: "Kjo temë është ndërtuar në bazë të monsjohjes së historisë dhe është shkaktuar nga gënjeshtrat armiqësore të priftërinjve të kishës të cilët donin të tregonin se Zoti i ndëshkoi hebrenjtë për kryqëzimin e Profetit Isa a.s.". Me fitoren e krishtërimit (në fillimin e shekullit të katërt të erës sonë), në atë kohë kur feja u bë fe zyrtare në atë perandori, besimtarët hebrenj në pjesë të tjera të botës pak nga pak filluan ta pranojnë mërgimin me kuptimin e dënimit hyjnor. Nga ai moment e tutje, kuptimi i mërgimit mori një kuptim jo të natyrshëm në brendinë e traditave hebreje e cila i tejkaloi kufijtë e të qenit larg atdheut. Prandaj mund të dëshmojmë procesin e besimit të një gënjeshtre historike rreth dëbimit të hebrenjve dhe largimit nga atdheu. Ashtu siç shihet në faqen e mëpasme të librit, Sand thotë se qëllimi i të gjitha vështirësive, fatkeqësive të mërgimit dhe mbetjes larg Tokës së Shenjtë, ishte forcimi i shoqërisë së besimtarëve hebrenj.

Ajo që e bën Shlomo Sand të habitet në librin e tij, është fakti që historianët sionistë nuk merren me përshkrimin e dëbimit pas shkatërrimit të tempullit. Sand ka sjellë shembull të shumtë nga veprat e historianëve dhe ka përmendur edhe librin e Kofmanit të titulluar "Mërgim dhe Ndarje". Sipas Sand, Kofman ka shumë tema rreth mërgimit dhe popullit, por nuk ka ndonjë të dhënë për dëbimin. Kofman gjithashtu në këtë libër flet shpesh për izraelitët që mërguan nga vendi i tyre dhe u shpërndanë, por nuk e ka përmendur se kur ka ndodhur kjo ngjarje dhe si, qysh dhe ku u shpërndanë izraelitët.

***********************

Të dashur dëgjues, nëse po dëgjoni këtë pjesë, do të thotë se e keni dëgjuar të gjithë episodin e gjashtë të këtij podkasti dhe për këtë arsye, duam t'ju falënderojmë nga zemra. Në këtë episod të podkastit "Shpikja e Popullit Hebre" shpjeguam se përgjatë viteve sionistët janë munduar me veprime si hebraizimi, shpikja e një nacionalizmi imagjinar, falsifikimi i historisë etj., të krijojnë një etni për hebraizmin. Një shembull i këtyre rasteve është legjenda e mërgimit të hebrenjve dhe dëbimi i tyre nga Toka e Shenjtë për të cilën Shlomo Sand thotë se në thelb, konceptin e mërgimit në fillim e krijuan të krishterët dhe hebrenjtë e besuan dhe pak nga pak e përvetësuan në emrin e tyre duke e futur atë në traditën hebraike pavarësisht se kjo temë bazohej mbi mosnjohjen e historisë është shkaktuar nga gënjeshtrat armiqësore të priftërinjve të krishterë të cilët donin të tregonin se Zoti i dënoi hebrenjtë për shkak se "kryqëzuan" Profetin Isa a.s..

Shpresoj të jeni kënaqur me ndjekjen e këtij episodi, dhe nëse po, ju mund të dërgoni kritikat, pyetjet dhe sugjerimet tuaja përmes faqes sonë. Do të dëshironim shumë të dinim mendimet dhe pikëpamjet tuaja për këtë podkast dhe podkastet tona të tjera dhe për të ndërvepruar dhe shkëmbyer ide me njëri-tjetrin. Ne gjithashtu do t’ju jemi shumë mirënjohës që nëse ju pëlqen përmbajtja e podkast-it, ju lutemi ta ndani atë me miqtë dhe familjarët tuaj dhe t’ua prezantoni atë edhe të tjerëve.

Faleminderit që dëgjuat episodin e gjashtë të podkastit tonë! Programet tona mund t'i ndiqni në faqen e radios https://iranradio.ir/sq/. Tekstin e këtij programi mund ta lexoni në faqen https://parstoday.ir/sq