Shpikja e popullit hebre (7 - pjesa e fundit)
(last modified Sun, 01 Dec 2024 19:42:13 GMT )
Dhjetor 01, 2024 20:42 Europe/Tirane
  • Shpikja e popullit hebre (7 - pjesa e fundit)

Çfarë është populli hebre, ose cili person është hebre? Si qëndron çështja e ndryshmit të fesë mes hebrenjve?

Përshëndetje nga Iran Radio dhe ju po dëgjoni episodin e shtatë dhe të fundit të podkastit "Shpikja e Popullit Hebre". Një podkast i marrë nga libri "The Invention o Jewish People" të shkruar nga Shlomo Sand, një profesor i historisë në universitetin e Tel Avivit. Ajo që u bë shkak që ne ta rilexojmë këtë libër për ju, është sfidimi i bazave dhe pretendimeve historike të sionistëve në krijimin e një shteti fals në Palestinën e pushtuar që bëhet në këtë libër. Sot, aktualisht sulmi i regjimit sionist ndaj Rripit të Gazës, vrasja e palestinezëve dhe eliminimi i liderëve të rezistencës së tyre ka tërhequr vëmendjen e opinionin botëror ndaj historisë së falsifikuar të Izraelit. Gjatë disa dekadave më parë, sionistët janë përpjekur të justifikojnë pushtimin e Palestinës dhe vrasjen e popullit palestinez  me shtrembërimin e historisë dhe paraqitjen e vetes si një viktimë. Operacioni "Stuhia Al-Aksa"  më 7 tetor të vitit 2023, pas 17 vitesh rrethim dhe bllokadë të hekurt ndaj Rripit të Gazës, dhe reagimi hakmarrës joproporcional i Izraelit ndaj këtij operacioni, e bëri të njohur opinionin botëror me natyrën e vërtetë të formimit të Izraelit dhe gënjeshtrat e mashtrimet e sionistëve me pushtimin e Palestinës. Në këtë moment delikat, rileximi i librit "Shpikja e Popullit Hebre", vepër e një profesori të Universitetit të Tel Avivit, është mjaft i përshtatshëm për t'u lexuar.

Para se të fillojmë me episodin e fundit të serive të pokastit "Shpikja e Popullit Hebre", për të kuptuar më shumë se çfarë kemi folur në episodet e më parme, ju ftojmë të vizitoni faqen Iranradio.ir dhe përveç dëgjimit të episodeve të më parme të këtij podkasti, të dëgjoni dhe shumë podkaste të tjera të cilat ne i kemi vendosur falas në dispozicionin tuaj. Atje mund të ndani edhe mendimin tuaj me ne.

Mirë, le të vijojmë me episodin e shtatë dhe të fundit të podkastit "Shpikja e Popullit Hebre". Ndërsa shqyrtojmë çështjen e konvertimit fetar midis hebrenjve, do të vëmë në dukje pika të reja në lidhje me falsitetin e historisë së popullit hebre.

***************************

Në episodin e kaluar folëm për kuptimin e fjalës "mërgim" dhe gënjeshtrat e sionistëve në këtë fushë. Shlomo Sand beson se mitin e "mërgimit" si fillim e krijuan të krishterët dhe më pas hebrenjtë e besuan atë. Në faqen 213 të librit të tij, ai shkruan: "Mitin e mërgimit, pak nga pak hebrenjtë e përvetësuan në emrin e tyre dhe e futën në traditën hebraike". Në po atë faqe tregohet edhe për këtë çështje: "Kjo temë ka për bazë mosdijen e historisë si pasojë e gënjeshtrave armiqësore të priftërinjve të kishës të cilët donin të tregonin se Zoti i ndëshkoi hebrenjtë për kryqëzimin e Krishtit". Sionistët e shfrytëzuan në maksimum këtë rrëfim të të krishterëve për të legjitimuar pushtimin e Palestinës si një tokë të paraardhësve të tyre.

Një nga temat e rëndësishme e cila është trajtuar në librin "Shpikja e Popullit Hebre" të Shlomo Sand, është çështja e ndryshimit të fesë mes hebrenjve.

Përfytyrimi i përgjithshëm që kemi rreth shoqërisë hebraike, është se ata nuk kanë marrëdhënie me ithtarët e feve të tjera, nuk e kanë predikuar fenë e tyre, ose që nuk u kanë përhapur atë dhe nuk i hapin rrugë të tjerëve të futen në rrethin e shoqërisë së tyre. Ky përfytyrim i gabuar, është i zakonshëm. Sipas përshkrimeve që Shlomo Sand ka sjellë në disa pjesë të kapitullit të tretë të librit të tij, kjo sjellje nuk u përkiste të gjithë hebrenjve dhe nuk ka qenë në mesin e ithtarëve hebrenj në të gjitha periudhat historike. Ai tregon se: "Në përgjithësi supozohet se hebrenjtë nuk kanë kërkuar kurrë ta predikojnë fenë e tyre, dhe nëse atyre u janë bashkangjitur njerëz të konvertuar, populli hebre i ka pranuar ata pa dëshirë. Sipas Talmudit të konervtuarit janë një fatkeqësi për Izraelin. Ata sjellin çdo lloj argumenti për të ndaluar çdo diskutim rreth temës, por kur është shkruar kjo fjali?"

Sand thotë se bashkëjetesa e hebreaizmit me qytetërimin grek, më shumë se çdo gjë, në një periudhë 300 vjeçare e ka kthyer hebraizmin në një fe dinamike dhe pjellore. Përballja e fesë hebraike me idetë filozofike të shkollave të stoicizmit dhe epikurianizmit, i shtoi një letërsi të re e cila kishte qasje të pushtonte shpirtrat. Flavius Josephus, një historian hebre, në lidhje me këtë fushë ka shkuar aq larg (sipas Sand ka ekzagjeruar) sa që ka thënë se libri i shenjtë Torati është burimi i filozofisë së grekëve dhe si shembull ka shkruar se Pitagora dhe Platoni e kanë mësuar dijen e tyre rreth Zotit nga Musai (a.s). Në po këtë fushë, Varro, dijetari i madh romak, e konsideronte Jupiterin si të njëjtë me Zotin e hebrenjve, dhe me logjikën latine kishte arritur në këtë përfundim se derisa një gjë kuptohet, nuk ka ndryshim se çfarë emri i vendosin. Sipas teksteve historike, në Romë gratë tërhiqeshim me më shumë entuziazëm nga hebraizmi dhe shumë prej këtyre grave e kanë përhapur hebraizmin në shtresat e larta të romakëve. Në tërësi hebraizmi është përhapur nga Roma në disa pjesë të Evropës të cilat ishin aneksuar prej saj, si në rajonet e sllavëve, gjermanëve, në jug të galëve dhe Spanjë. Sand thotë se Ungjilli i Mateut sjell një tjetër dëshmi për propagandimin e drejtpërdrejtë të hebraizmit.

Në përgjithësi, Shlomo Sand shkruan: "Rabinë të shumtë përsërisnin se duhej t'i pranonin të konvertuarit dhe tërhiqnin plotësisht në mesin e besimtarëve". Një nga pikat interesante që është përmendur në libër në lidhje me këtë, është paralelizmi i një besimi të përbashkët në krishterim dhe hebraizëm. Në lidhje me këtë Sand tregon për paralelizmin dhe përgjasimin e besimit të zhytjes në ujë, ose ndryshe baptizmin e hebraizmit të rabinëve me krishterimin e Shën Palit që e kanë pranuar njëkohësisht këtë ritual dhe ishin të ngjashëm në të pavarësisht ndryshimeve të shumta. Sigurisht që barazinë më të madhe që ndodhej në botën e krishterimit zhvillues mes anëtarëve të rinj dhe të vjetër, ai e llogariste si një ndryshim mes tyre. Ai kërkon të thotë se në krishterimin zhvillues, të sapoardhurit konsideroheshin pak më të mirë dhe silleshin me më shumë bujari me ta, por pyetja është kjo se përse Shlomo Sand e ka sjellë këtë çështje në librin e tij? Përgjigja është kjo që të tregojë se qasja e moslejimit të të tjerëve në rrethin e mbyllur dhe të izoluar të hebrenjve (izraelitëve) është politika qeveritare e sionistëve në shërbim të sunduesve të shtetit të Izraelit.

Sand i sugjeron lexuesit të librit të tij të marrë në vëzhgim gjendjen e hebrenjve në rajonin ku filluan thirrjet për në fenë e tyre dhe ku u shpik mërgimi i gjatë imagjinar. Domethënë në "Jahudije-n" që sunduesit romakë të shekullit të dytë dhe pasardhësit e tyre ia ndryshuan emrin në Palestinë. Dijetarët hebrenj i kanë dhënë përgjigje rindryshimit të emrit duke mbrojtur tokën e Izraelit. Nuk është keq të tregojmë edhe disa fraza nga libri "Shpikja e Popullit Hebre" në të cilat Sand bën një krahasim të shkrimeve me mendime të lira mes myslimanëve dhe hebrenjve në epokën e Islamit të hershëm. Si një nga sekretet e fuqisë së ushtrisë së Islamit, ai njeh shkrimet e të menduarit të lirë të myslimanëve në lidhje me popujt e mundur. Domethënë Islami nuk ishte në kërkim të konvertimit të detyruar të popujve të mundur në këtë fe. Sigurisht me kushtin që të ishin monoteistë. Ky përkujtim i Sandit është në përputhje me ajetet e Kur'anit në lidhje me respektimin e popujve të Ehli-Kitabit (monotesitëve, dhe jo të jobesimtarëve që kërkojnë luftë).

Nëso do të duam që pak nga pak ta mbyllim diskutimin e mitit të mërgimit dhe çështjes së ndryshimit të fesë në popullin hebre, duhet të përmendim këto fjalë të Shlomo Sand-it që miti kombëtar i hebrenjve me këtë manifestim kombëtar, është i gjithi produkt i një historie imagjinare. Nuk ka ndodhur kurrë një dëbim me dhunë i hebrenjve. Ata kanë lejuar që ky mit i krijuar nga të krishtere dhe që është përvetësuar nga tradita hebraike, të shfaqet lirisht nëpër vendet publike dhe arsimore si një memorie kombëtare. Vetëm se ky mit,  për të vendosur "popullin e mërguar" të jetojë në një vend që banohet nga të tjerët, sjell një legjitimitet moral. Memoria kombëtare mbi bazë të harresës fetare u bë punë e së shkuarës dhe këtu qëndron edhe suksesi i saj i habitshëm. Sipas këtij historiani izraelit, në epokën e hershme të Islamit, myslimanët nuk i kanë detyruar hebrenjtë të ndryshojnë fenë e tyre, por në praktikë i kanë marrë pushtetin. Pastaj mërgimi imagjinar në shekullin e shtatë të erës sonë zuri vendin e rrëfimeve të pabaza fetare rreth dëbimit në masë pas rënies së tempullit të dytë, dhe lindi mendimi se fermerët palestinezë janë bijtë e popullit hebre. Shlomo Sand ka shkruar rreth krijimit dhe kultivimit të kuptimeve të popullit të mërguar, popullit të braktisur dhe imagjinar dhe ka treguar rëndësinë e këtyre tre faktorëve në shpikjen e popullit hebre. Sipas mendimit të tij të qenit i mërguar, i braktisur dhe imagjinar, janë tre faktorë të rëndësishëm të cilat në këtë pjesë të librit të tij i ka renditur si pjesë të popullit të shpikur nga sionistët.

*********************************

Por historia e hebraizmit mban shumë heshtje dhe të pathëna të rëndësishme nën vete. Një nga periudhat e rëndësishme historike për të cilën Izraeli sot po mundohet që të mos flitet e të mos hulumtohet, është mbretëria Himyar në Jemenin e sotëm. Një tjetër temë e cila është lënë në harresë me vetëdije, ka të bëjë me hebrenjtë e rajonit të Kaspikut. Historianët sionistë i kanë kushtuar shumë pak vëmendje periudhave në lidhje me mbretërinë Himyar dhe nuk kanë treguar asnjë moment për të. Himyar ka qenë një nga mbretëritë historike të Jemenit e cila e ka pasur kohën e mbizotërimit dhe zhvillimit nga viti 110 para erës sonë deri në vitin 520 pas erës sonë. Himyarët të cilët ishin një fis i madh, në një periudhë të historisë janë konvertuar në hebrenj, dhe me shtrirjen e gjerë të Islamit në Gadishullin Arabik, ata e pranuan në masë fenë Islame. Shlomo Sand thotë se kapitulli në lidhje me himyarët e konvertuar në hebraizëm është dëbuar në margjina të shkrimit të historisë nga sistemi izraelit i edukimit dhe të diplomuarit e gjimnazeve të Izraelit nuk dinë asgjë rreth kësaj çështje. Sipas interpretimit të autorit, mbretëria e fuqishme Himyar, këto ditë ka një fund të hidhur, dhe ai fund është ky pasardhësit e kësaj mbretërie nuk krenohen për të dhe shumë të tjerë kanë frikë të flitet rreth prezencës së kësaj mbretërie. Ndërkohë që flet për këtë mbretëri, ai tregon edhe për fise të ngjashme me ta, domethënë hebrejntë Afrikës Veriore të cilët janë të fshehur në faqet e historisë nga një pushtet dhe vullnet tendencioz.

Gjtihashtu në shkrimin e historisë së hebrenjve, pas gjysmës së parë të shekullit të trembëdhjetë, nuk është treguar më për ekzistencën e Khazarestanit dhe sipas Sand kjo mbretëri u fut në harresë të historisë. Në një pjesë të librit "Shpikja e Popullit Hebre" tregohet për vitet 1970 gjatë të cilave Izraeli hasi në probleme në zgjerimin e tokave dhe pa pasur në mendje Toratin dhe dëbimin e popullit hebre, nuk i kushtoi aspak vëmendje aneksimit të Bejtul Makdis-it Lindor dhe ndërtimit të kolonive sioniste në Bregun Perëndimor, në Rripin e Gazës, në lartësitë e Golanit dhe madje as në gadishullin e Sinait. Rreth kësaj dekade dhe ngjarjeve që ndodhën pas saj, Sand thotë se sionizmi i cili ishte kapluar nga fillimi deri në fund nga imagjinata kohore e popullit të përjetshëm, nuk e kishte parashikuar që sionistët e vitit 1967 do t'i ngjason stalinistëve në reagimin e tyre brutal.

Pyetja që Sand ka shtruar në fillim të këtij kapitulli të librit të tij dhe që mesa duket përgjigjen e ka të fshehur në kuptimet e saj, është kjo: "Gjatë historisë së tij fitimtare, krishtërimi ka zgjatur më shumë se shumë prej sistemeve politike, edhe Islami po ashtu. Atëherë po hebreaizmi përse nuk ka qenë ashtu?" Përgjigja e pyetjes ka gjasa të jetë po ajo qasja e anashkalimit të historisë së mbretërisë hebraike të Himyarit dhe hebrenjtë khazarë të cilët janë në kontradiktë me "mitin kombëtar të popullit hebre dhe tokës së premtuar". Mbretëria e fuqishme hebreaike në Himyar dhe populli hebre i rajonit të Kaspikut janë të pranishëm në faqet e vërteta të historisë, por në bazë të disa interesave gjatë dekadave të shkuara, janë lënë mënjanë. Pyetja satirike e Sand-it në këtë fushë është kjo: "A ka humbur koha e himyarëve, berberëve dhe khazarëve dhe nuk mund ta gjejmë më?" Mbretëria hebraike e Himyarit dhe ajo e hebrenjve të rajonit të Kaspikut, janë dy rajone të mistershme në historinë e hebraizmit të cilat në një periudhë kohore kishin respekt, vlerë dhe rëndësi, ndërsa sot hulumtimi rreth tyre qortohet dhe është i ndaluar. Mesa duket Izraeli ka për qëllim që kuptimin e trashëgimisë dhe gjakut hebre ta zëvendësojë me këto dy pika të paqarta të historisë së vet.

************************************************************

Kapitulli i pestë dhe i fundit i librit "Shpikja e Popullit Hebre" titullohet "Diferencim: Politika e identitetit në Izrael" dhe në të vërtetë nuk është vetëm për çështjen e nacionalizmit dhe identitetit hebre, por gjithashtu tregon edhe rreth trashëgimtarëve dhe gjakut hebre. Sidoqoftë, në Luftën e Parë Botërore e cila ishte periudha e kulmit të nacionalizmit popullor në Evropë, hebrenjtë vendosën të mbrojnë atdheun e tyre të ri.

Deri në fund të Luftës së Parë Botërore, në shoqëritë botërore të hebrenjve, sionistët ishin një lëvizje e dobët dhe pa mbështetje. Shlomo Sand, para se të futet në temën "Sionizmi dhe trashëgimia" shkroi se për të lidhur identitetin hebre jofetar nuk ishte i nevojshëm vetëm shkrimi i historisë së hebrenjve sepse kishte shumë dallime kulturore. Sipas Sand, ky identitet hebre i brishtë jofetar, sipas kalendarit kishte shumë shpërndarje. Për këtë arsye dhe sipas interpretimit që shkrimtari izraelit paraqet, sionizmi ishte i detyruar të lidhej pas një tjetër dege shkencore, domethënë pas biologjisë e cila u thirr për të forcuar themelet e popullit antik hebre. Nëse do të duam që fjalën e fundit të Sand në këtë diskutim ta themi të parën, do të mbërrijmë në një nga sarkazmat e tij e cila thotë: "Në ditët e sotme racionalizmi i pastër nga fanatizmi dhe dija e pastër hebraike është zëvendësuar me besimin e hebreut antik plot me fanatizma dhe fanatizëm".

Kur Sand paraqet ngjarjen e hulumtimeve dhe kërkimeve biologjike të sionistëve rreth gjakut hebre, thotë: "Askush nuk pyeti se përse kërkimet e shtrenjta po përdoren për të kërkuar një shtresë fetare të trashëguar?" Sepse sipas mendimit të tij, pas gjithë këtyre përpjekjeve shkencore të shtrenjta, një hebre nuk mund ta prezantosh me asnjë njësi biologjike. Sand beson se koncepti i trashëgimisë ndihmon vetëm në justifikimin e pretendimit të Izraelit mbi Palestinën, prandaj ai e paraqet përdorimin e biologjisë hebraike si një qëllim për kultivimin e ndarjes nga të tjerët dhe për të pastruar të tjerët nga vetja.

Analiza e Shlomo Sand rreth përdorimit të çështjes së gjakut hebre është kjo që më së paku izolimi i vetëkërkuar, martesat e brendshme dhe periudhat e gjata në vende të veçanta të hebrenjve, ka sjellë në ekzistencë një lloj të veçantë hebrenjsh: "Jeta shoqërore e izoluar e hebrenjve ka ushtruar ndikim mbi sjelljet madje edhe mbi fytyrat e tyre. Trashëgimia dhe gjaku nuk kishte asnjë lidhje me atë. Hebrenjtë nuk i kanë zgjedhur lirisht  këto ekzistenca shoqërore dhe madje edhe këto karriera të veçanta, por u janë imponuar në mesjetë."

Shlomo Sand në përgjigje të pyetjes së rëndësishme të kapitullit të pestë të librit të tij se çfarë është populli hebre dhe kush është hebre?, thotë: "Në vitin 1970 nën presionin e një kampi fetar, ligji i rikthimit u korrigjua dhe si përfundim doli në pah definicioni i plotë dhe i saktë i personave që janë anëtarë të hershëm të popullit izraelit: "Hebre është ai person që është lindur nga një nëne hebraike ose të jetë konvertuar në fenë e hebrenjve duke mos pasur përkatësi tjetër". Si përfundim ky definicion, sipas mendimit të Shlomo Sand, pas shumë vitesh hezitim dhe debat, ka kryer me sukses dhe saktësi lidhjen e frytshme mes fesë së rabinëve dhe nacionalizmit nativist".

Por përmbledhja e fjalëve të këtij libri përfundon me fjalët thumbuese "Shkneca e Gjenetikës Hebraike" (që me sa duket është një tjetër shpikje e izraelitëve). Shlomo Sand shkruan: "Koncepti sionist i popullit-racës hebraike u shfaq si një shkencë biologjike esenciale dhe lindi një degë e re e cila u quajt  "Shkenca e Gjenetikës Hebraike". Ku ka gjë më të kënaqshme se sa botimi i artikujve në shtëpitë botuese prestigjioze botërore si Anglosaxon? Hulumntuesve izraelitë iu hapën portat e shkencës zyrtare të Perëndimit, përgjithësisht në SHBA, ku rregullisht legjendat e tyre historike dhe hamëndësimet sociale i kryqëzonin me zbulimet e dyshimta dhe të pavlera gjenetike."

**********************************************************

Mirë, të dashur miq kemi mbërritur në fundin e podkastit "Shpikja e Populit Hebre" dhe në fund të këtij podkasti duam t'ju falënderojmë nga zemra që na ndoqët. Në këtë podkast jemi munduar që duke u mbështetur tek libri i Shlomo Sand, të vendosim në dyshim një nga narrativat e rëndësishme të krijuara nga sionistët e cila është ekzistenca historike e popullit hebre, dhe të tregojmë argumentet për shpikjen e popullit hebre, dhe thamë se përgjatë viteve sionistët janë përpjekur me anë të veprimeve si hebraizimi, krijimi i nacionalizmit imagjinar, falsifikimi i historisë etj., të krijojnë një popull për hebraizmin. Shpresojmë të jeni kënaqur nga dëgjimi i këtij podkasti.

Shpresoj të jeni kënaqur me ndjekjen e këtij episodi, dhe nëse po, ju mund të dërgoni kritikat, pyetjet dhe sugjerimet tuaja përmes faqes sonë. Do të dëshironim shumë të dinim mendimet dhe pikëpamjet tuaja për këtë podkast dhe podkastet tona të tjera dhe për të ndërvepruar dhe shkëmbyer ide me njëri-tjetrin. Ne gjithashtu do t’ju jemi shumë mirënjohës që nëse ju pëlqen përmbajtja e podkast-it, ju lutemi ta ndani atë me miqtë dhe familjarët tuaj dhe t’ua prezantoni atë edhe të tjerëve.

Faleminderit që dëgjuat episodin e shtatë dhe të fundit të podkastit tonë! Programet tona mund t'i ndiqni në faqen e radios https://iranradio.ir/sq/. Tekstin e këtij programi mund ta lexoni në faqen https://parstoday.ir/sq