Betejat me simbol kryqin (10)
Ky episod shtjellon pasojat e fazës së katërt të kryqëzatave dhe përgatitjet për formimin e fazës së pestë. Përshëndetje!
Pasojat e periudhës së katërt të kryqëzatave
Përshëdetje miq të nderuar, jemi me ju me episodin e 10-të të podkastit “Betejat me simbol kryqin”. Në episodin e mëparshëm dëgjuam se kryqtarët që shkuan për të luftuar kundër myslimanëve nuk kishin më ambicie ndaj tyre dhe përfunduan duke plaçkitur qytetet e krishtera. Prandaj, shumë prej tyre përvetësuan toka dhe shtëpi dhe u vendosën në Kostandinopojë.
Kjo ngjarje dhe dështimet e shumta të kryqtarëve përforcuan idenë se dështimi i luftëtarëve ishte për shkak të mëkatit të tyre. Prandaj, disa thanë se vetëm ata që janë të lirë nga mëkati mund ta çlirojnë Jeruzalemin dhe kush janë më të pafajshëm sesa fëmijët? Me përhapjen e kësaj ideje në Evropë, pati njerëz që donin mobilizimin e fëmijëve evropianë për çlirimin e Jeruzalemit!
Ju ftojmë të qëndroni me ne në këtë episod.
Fëmijët, të udhëhequr nga një adoleshent i ashtuquajtur Nikola, u nisën për në Itali. Nikola pretendoi se kishte parë Jezusin në ëndërr, i cili e udhëzoi atë të mobilizonte fëmijët për të çliruar Jeruzalemin. Me përhapjen e këtij lajmi, fëmijët ikën nga shtëpia dhe iu bashkuan Nikollës. As këshilla e Papës nuk funksionoi dhe ushtria e fëmijëve kaloi Alpet. Shumë fëmijë vdiqën rrugës për shkak të urisë, sëmundjeve dhe sulmeve të kafshëve. Disa u kthyen në atdhe dhe të tjerë mbetën në qytetet italiane. Në një fazë tjetër të fushatës, fëmijët hipën në shtatë anije për të shkuar në Azi. Midis tyre, dy anije u fundosën dhe pesë anije të tjera mbërritën në Egjipt dhe Afrikën e Veriut. Atje pronarët e anijeve, fëmijët e varfër, ua shitën tregtarëve të skllevërve.
Në këtë mënyrë u mbyll edhe çështja e fazës së katërt të kryqëzatës dhe lufta e kryqëzatës kundër gjysmëhënës çoi në luftën e kryqtarëve kundër të krishterëve. Në fakt, siç është thënë shumë herë, koncepte të shenjta si kryqi, Krishti, feja dhe Jeruzalemi nuk ishin gjë tjetër veçse një justifikim për të përmbushur nevojat materiale të botës së kryqtarëve. Me këtë justifikim, ata donin të arrinin begatinë dhe pasurinë që ishte në lindje dhe të kompensonin varfërinë dhe mangësitë e tyre. Kryqëzatat nuk ishin gjë tjetër veçse oportunizmi i feudalëve, mbretërve dhe klerit të krishterë për të kontrolluar burimet e pasurisë së Lindjes Islamike.
Është shumë e qartë se qëllimi i pjesëmarrësve në kryqëzata ishte vetëm grabitja e pasurisë së të tjerëve dhe përgjigje ndaj ndjenjës së ekspansionizmit dhe dëshirave sensuale e trupore, sepse kur këto nevoja u plotësuan në Kostandinopojë, nuk kishte më një fushatë të gjatë dhe afatgjatë në lindje. Pasuria që ata fituan në Kostandinopojë nuk ekzistonte në qytetet aziatike. Gjithashtu, tokat e gjelbra dhe të banuara që morën në Ballkan nuk mund t’i gjenin në territorin mysliman. Prandaj, ata nuk e ndjenin më nevojën për të marshuar drejt territorit e vendeve myslimane.
Ishte parashikuar se rezultati i fazës së katërt të kryqëzatave do të parandalonte një luftë tjetër nga Papa dhe të krishterët evropianë, por nuk ndodhi sepse rezultati i luftës së katërt ishte i dobishëm si për Papën ashtu edhe për kryqtarët pjesëmarrës në luftë. Kryqtarët e kishin arritur qëllimin e tyre kryesor për plaçkitjen e pasurisë së të tjerëve dhe Papa mundi të shkatërronte pavarësinë e Kishës Ortodokse. Prandaj, pati një mundësi të mirë për të shkelur territorin islam në lindje.
Papa Inocenti i III, i cili ishte një person që donte pushtet, u përpoq të dërgonte botën e bashkuar të krishterë nën sundimin e tij në Siri dhe Egjipt për të pushtuar Lindjen Islamike. Nga ana tjetër, lakmia e kryqtarëve, të cilët kishin marrë shumë plaçkë në fazën e katërt të luftës, nuk ishte shuar, por pasioni i tyre ishte shtuar edhe më shumë. Ata që për asnjë arsye nuk morën pjesë në fazën e katërt, prisnin një luftë tjetër për të fituar pasuri.
Faza e pestë e kryqëzatave ndodhi në të njëjtën kohë kur mongolët sulmuan territoret islamike. Chengiz Khan marshoi drejt kufijve lindorë të Iranit. Edhe pse ky sulm masiv i mongolëve nuk mund të sillte përfitime të shpejta për kryqtarët, ai mund t'i ndërgjegjësonte myslimanët për rrezikun dhe në një plan më afatgjatë, kur mongolët të arrinin kufijtë perëndimorë të tokave islame, do të ishin kryqtarët ata që do të përfitonin. Nga ana tjetër, mongolët dhe veçanërisht Ilkhanët ishin shumë optimistë dhe të sjellshëm ndaj të krishterëve. Natyrisht, nuk është e qartë nëse kryqtarët ishin të përfshirë në nxitjen e mongolëve për të sulmuar territoret islame apo jo, por më vonë, ekzistenca e kësaj mundësie u bë më e fortë pas marrëdhënieve pozitive që lindën midis vendeve të krishtera dhe mongolëve.
Më herët thamë se pas vdekjes së Salaudin Ejubiut, territori i tij u nda mes djemve dhe vëllait të tij. Al-Adil, vëllai i Salaudinit, ishte në gjendje të zgjeronte territorin e tij nga Siria në Egjipt dhe trashëgoi pjesë të mëdha të territorit të Salaudinit. Ai sundoi për njëzet vjet dhe gjatë kësaj kohe mundi të vendoste marrëdhënie të llogaritura me selxhukët dhe kryqtarët, por pas vdekjes së tij, Perandoria Ejubit u nda midis djemve të tij. Pas kësaj, shpërtheu lakmia e kryqtarëve të Azisë dhe Evropës për të pushtuar Jeruzalemin dhe tokat e tjera islame. Nga ana tjetër, Kejkavus Selxhuku, duke shfrytëzuar rastin, vendosi të zgjerojë territorin e tij në Anadoll drejt Alepos dhe Mesopotamisë. Prandaj, për t'u bashkuar me kryqtarët, ai tregoi interes për të sulmuar ejubidët nga dy anë. Përveç kësaj, një faktor tjetër që nisi këtë fazë të kryqëzatave, si në të kaluarën, ishte lakmia e Papës dhe e mbretërve të krishterë për të shtuar taksat e rënda ndaj popullit me pretekstin e fillimit të kryqëzatave. Në këtë drejtim, në këtë fazë të kryqëzatave mbretërit premtuan edhe bashkëpunim për të pasur një justifikim për të mbledhur më shumë taksa.
Siç thamë edhe më parë, për të provuar autoritetin e tij mbi Kishën Ortodokse, Papa shpalli kryqëzatat dhe ia arriti qëllimit. Gjatë kësaj kohe u kryen një sërë trasnformimesh në qytetet kryqtare të Azisë. Në Jeruzalem, pas vdekjes së mbretëreshës, mbreti u martua me vajzën e Leos, mbretit të Armenisë. Shumë shpejt pas kësaj, Leo shtoi Antiokinë në territorin e tij. Kështu, ata të cilët kishin ëndrra për të ardhmen e tyre, u përpoqën t'i nxisin evropianët që të bëjnë fushatë kundër myslimanëve.
Më në fund, tragjedia që u ndodhi fëmijëve të krishterë në një fazë të kryqëzatave ishte efektive në zgjimin e njerëzve për një kryqëzatë tjetër. Lëvizja e mijëra fëmijëve të krishterë e bindi Papën se fanatizmi fetar ishte seriozisht popullor në mesin e njerëzve dhe ai mund ta përdorte ende këtë rezervë për të nisur një tjetër luftë.
Në vitin 1215, Papa formoi një kuvend në Romë. Në këtë kuvend morën pjesë të gjithë klerikët e lartë katolikë dhe ortodoksë që i bindeshin Papës. Ndërkohë ishin të pranishëm perandori gjerman, mbreti i Francës, mbreti i Anglisë dhe ai i Hungarisë. Papa, në fjalimin e tij të mprehtë dhe provokues, u kërkoi të pranishmëve të organizonin një tjetër kryqëzatë për çlirimin e shtetit kryqtar dhe çlirimin e Jeruzalemit. Këshilli miratoi me nxitim avantazhet dhe lirinë e veprimit të forcave kryqtare, si dhe mënyrën e sigurimit të shpenzimeve të ushtrisë.
Para këtij kuvendi, Papa dërgoi njerëz në qytetet kryqtare të Azisë për të inkurajuar masat e krishtera për të marrë pjesë në kryqëzatën e re dhe për të përgatitur terrenin për fushatën. Ndoshta arsyeja e kësaj sjelljeje politike e Papës ishte se banorët e qyteteve kryqtare të Azisë donin më shumë siguri dhe paqe për shkak të bollëkut të bekimeve materiale. Prandaj, ata duhej të inkurajoheshin për luftë.
Sidoqoft, pas formimit të këshillit, oratorët dhe misionarët e kishës shkuan në të gjithë Evropën dhe thërrisnin njerëzit për të marrë pjesë në luftë. Dijetarët e Parisit dhanë një verdikt se kushdo që merr kryqin dhe më pas thyen besëlidhjen, ka bërë mëkat të madh. Në këtë mënyrë, që nga mbretërit europianë e deri tek njerëzit e varfër, u përgatitën të merrnin pjesë në një luftë tjetër.
Para fillimit të luftës, Papa Inocenti i III vdiq dhe vendin e tij e zuri Papa Honorius. Papa i ri ndoqi me entuziazëm programet e papës së kaluar. Ai e informoi Zhanin, mbretin e Akrës, se luftëtarët do të mbërrinin së shpejti. Honorius u shkroi mbretërve të Evropës dhe një numër prej tyre u përgjigjën pozitivisht.
Ransiman në lidhje me mbretin e Hungarisë shkroi: "Ai gjithashtu tregoi entuziazëm duke iu përgjigjur letrës së Papës, por motivimi i tij nuk ishte lufta. Gruaja e tij ishte mbesa e perandorit latin të Kostandinopojës, e cila nuk kishte fëmijë dhe mbreti i Hungarisë ishte i lidhur me trashëgiminë e saj".
Në këtë mënyrë, kryqtarët filluan luftën e pestë kundër myslimanëve dhe dogjën jetën e mijëra njerëzve në zjarrin e dëshirës së liderëve për pushtet.
Faleminderit që qëndruat me ne në episodin e kësaj jave të podkastit “Betejat e Kryqëzatave”.
Në këtë episod folëm për përgatitjet e të krishterëve për fazën e pestë të kryqëzatave dhe thamë se koncepte si kryqi, Krishti, feja dhe Jeruzalemi nuk ishin gjë tjetër veçse një justifikim për të përmbushur nevojat materiale të kryqtarëve. Me këtë pretekst, ata donin të arrinin prosperitetin dhe pasurinë që ishte në lindje dhe në këtë mënyrë nisën kryqëzata të shumta kundër myslimanëve dhe dogjën jetën e mijëra njerëzve me zjarrin e dëshirës së liderëve për pushtet.
Kemi mbërritur në fund të pjesës së dhjetë të podkastit “Betejat me simbol kryqin”. Ju mund të dërgoni kritikat, pyetjet dhe sugjerimet tuaja përmes faqes sonë. Do të dëshironim shumë të dinim mendimet dhe pikëpamjet tuaja për këtë podkast dhe podkastet tona të tjera dhe për të ndërvepruar dhe shkëmbyer ide me njëri-tjetrin. Ne gjithashtu do t’iu jemi shumë mirënjohës që nëse ju pëlqen përmbajtja e podkast-it, ju lutemi ta ndani atë me miqtë dhe familjarët tuaj dhe t’ua prezantoni atë edhe të tjerëve.
Faleminderit që dëgjuat episodin e tetë të podkastit tonë! Programet tona mund t'i ndiqni në faqen e radios https://iranradio.ir/sq/ dhe www.parstoday.ir/sq