Betejat me simbol kryqin (11)
(last modified Tue, 28 Jan 2025 15:11:55 GMT )
Janar 28, 2025 16:11 Europe/Tirane
  • Betejat me simbol kryqin (11)

Në këtë episod do të flasim për zhvillimin e  periudhës së pestë të kryqëzatave dhe përfundimin e saj.

Pasojat e periudhës së pestë të kryqëzatave

Përshëndetje! Jemi me ju në  episodin e njëmbëdhjetë të podkastit "Betejat me simbol kryqin". Një podkast që shqyrton rrethanat dhe motivimet e kryqëzatave. Këto luftëra, të cilat u organizuan nga Kisha e Krishterë në emër të fesë së Krishtit dhe me simbolin e kryqit, i thirrën njerëzit e Evropës për të luftuar kundër myslimanëve dhe zgjatën rreth dy shekuj (1095-1291 pas Krishtit). Në episodin e kaluar folëm për përgatitjen e kryqtarëve për fazën e pestë të kryqëzatave dhe thamë se koncepte të tilla si kryqi, Krishti, feja dhe Jeruzalemi nuk ishin gjë tjetër veçse një justifikim për të përmbushur nevojat materiale të kryqtarëve. Me këtë pretekst, ata donin të arrinin prosperitetin dhe pasurinë që kishte Lindja dhe në këtë mënyrë nisën kryqëzata të shumta kundër myslimanëve dhe dogjën jetën e mijëra njerëzve me zjarrin e dëshirës së liderëve për pushtet. Në këtë episod, ne do t'ju tregojmë se si filloi faza e pestë e kryqëzatave.

Për të filluar Kryqëzatën e Pestë, mbreti i Hungarisë u përgatit të lëvizte në lindje më herët se mbretërit e tjerë evropianë dhe më pas Leopoldi, duka i Austrisë, iu bashkua trupave të tij. Ata u mblodhën në Aka, ku mbret ishte konti Braini.

Hyrja e të gjitha këtyre ushtrive në Aka e bëri vendin më të prekur nga uria. Prandaj, sundimtari kryqtar inkurajoi të tjerët që të shkonin në luftë kundër myslimanëve sa më shpejt që të ishte e mundur. Për të zvogëluar presionin e urisë, Andreu urdhëroi trupat e tij të plaçkitnin vendbanimet myslimane. Sulltan Malik Al-Adil  i cili u befasua nga nxitimi i të krishterëve për të filluar luftën, bëri rezistencë. Për të dobësuar moralin e kryqtarëve, ai u tërhoq vazhdimisht dhe organizoi rrethime të lodhshme për ta dhe nga ana tjetër  urdhëroi djalin e tij, Al-Moazim, sundimtarin e Damaskut, që të mbronte Jerusalemin kundër një pushtimi të mundshëm nga kryqtarët.

Fushata vazhdoi derisa Ushtria e Kryqtarëve u largua pashmangshëm nga rrethimi dhe u kthye në Akër për shkak të mosmarrëveshjeve të brendshme, veçanërisht në lidhje me komandimin e ushtrisë, si dhe nga befasimi i ushtarëve me rezistencën myslimane.

Pas kthimit të tij, mbreti Andre i Hungarisë deklaroi se do të kthehej në vendin e tij, por Leopoldi, Duka i Austrisë, qëndroi në Palestinë për ca kohë dhe ishte ende gati për kryqëzatën. Pas disa muajsh, ushtria holandeze mbërriti në Akër. Kryqtarët francezë pritej të vinin së shpejti.  Me mbledhjen e kryqtarëve në Akër, mbreti i këtij qyteti vendosi të sulmojë Egjiptin me ndihmën e këtyre forcave. Qëllimi i sulmit të kryqtarëve në Egjipt ishte të detyronin sundimtarin Ejubid t'ua dorëzonte Jeruzalemin atyre. Sulmi ndaj Egjiptit duhej të niste me marrjen e qytetit Damietta, sepse duke pushtuar këtë qytet, kryqtarët nëpërmjet Nilit mund të shkonin në Kajro dhe ta pushtonin atë. Me ardhjen e kryqtarëve francezë dhe italianë të kthyer nga lufta me myslimanët spanjollë, numri i trupave të tyre arriti në shtatëdhjetë mijë kalorës dhe katërqind mijë këmbësorë.  Këto forca rrethuan qytetin Damietta.

Në këtë kohë, al-Adil ishte sundimtari ejubid në Siri dhe kishte emëruar djalin e tij al-Kamel si pasardhës të tij në Egjipt. Me të dëgjuar lajmin për rrethimin e Damietta, el-Kamel u nis drejt atij qyteti dhe u vendos pranë tij, por nuk kishte mjaftueshëm ushtarë dhe anije për të sulmuar kryqtarët. Puna e Al-Kamel u bë më e vështirë me vdekjen e babait të tij, Al-Adilit.

Kryqtarët, të cilët u inkurajuan nga vdekja e al-Adilit, mundën të kalonin pengesën e rojeve egjiptiane dhe me anijet e tyre në Nil mundën të hynin brenda.  Ata bënë disa sulme në bazën egjiptiane në dimrin e vitit 1218. Në të njëjtin vit, Pelagius, përfaqësuesi i Papës në kryqëzatë, i cili ishte një njeri despotik, por shpirtëror, mori komandën e trupave nga Konti Brinei. Shfaqja e urisë dhe mungesa e ushqimit në qytet dhe mungesa e mundësisë për të dërguar ndihma dhe ushqime për banorët e qytetit i shtuan problemet e banorëve. Al-Kamel u tërhoq dhe qyteti u rrethua nga kryqtarët.

Al-Kamel, i cili e pa situatën si të rrezikshme, i ofroi paqe komandantit të kryqtarëve. Sipas këtij propozimi, nëse kryqtarët braktisnin rrethimin dhe ktheheshin, ai do t'u dorëzonte atyre Jeruzalemin. Përfaqësuesi i papës nuk e pranoi këtë ofertë dhe këmbënguli për të pushtuar qytetin.

Al-Kamel përsëriti edhe një herë ofertën e paqes dhe këtë herë ai ishte i gatshëm t'u jepte kryqtarëve, përveç Jeruzalemit, por edhe kryqin e vërtetë që ishte në duart e myslimanëve. Këtë herë përfaqësuesi papal nuk e pranoi këtë paqe, në kundërshtim me dëshirën e komandantëve të tjerë. Arsyeja kryesore e refuzimit të përfaqësuesit papnor për të pranuar paqen ishte shpresa e tij për përparimin e ardhshëm të kryqtarëve. Në këtë kohë, midis kryqtarëve kishte profeci se ata në të ardhmen do të pushtonin të gjithë Egjiptin. Pastaj do të marrin të gjithë Levantin dhe duke pushtuar gadishullin Arabik do ta shkatërronin Mekën dhe në këtë mënyrë do ta zhduknin Islamin plotësisht. Sipas këtyre profecive, pas këtyre fitoreve do të vinte shfaqja e Krishtit dhe do të merrte fund bota materiale. Ardhja e lajmit për sulmin e Chengis Khanit në territorin islamik i forcoi këto profeci, sepse në këto profeci, Davod Shahu duhej të sulmonte myslimanët nga lindja dhe të shkatërronte qendrën e Kalifatit Islamik dhe të arrinte tek të krishterët evropianë. Ata e shihnin  Davud Shahun në fytyrën e Chengis Khanit.

Mbrojtësit e qytetit Damietta për shkak të urisë dhe sëmundjeve kishin humbur fuqinë e tyre dhe disa pjesë të murit të qytetit mbetën pa mbrojtës. Duke dëgjuar këtë situatë, Pelagius sulmoi qytetin nga dy anë, por nuk pa asnjë rezistencë. Sëmundjet dhe uria ishin përhapur në të gjithë qytetin. Banorët e qytetit nuk kishin mundësi as të varrosnin të vdekurit. Pasi pushtuan qytetin, kryqtarët për ditë e natë bënë një masakër të madhe dhe morën peng treqind nga njerëzit e famshëm të qytetit. Ata pagëzuan fëmijët e vegjël dhe ia besuan trajnimin e tyre klerit të krishterë për t'i përgatitur ata që të shërbejnë në kishë. Ata gjithashtu kapën burra dhe gra të tjerë dhe i shitën si skllevër dhe plaçkitën të gjitha pronat dhe pasuritë e qytetit.

Me pushtimin e Damiettas nga kryqtarët, al-Kamel pati një mundësi për të forcuar forcat e tij dhe mundi të ndërpriste rrugën e komunikimit të kryqtarëve me portet evropiane. Përfaqësuesi papal vendosi të marshonte në Kajro për të përmbushur profecitë. Përpara se Ushtria e Kryqtarëve të zhvendosej në Kajro, mosmarrëveshja midis Brinit dhe përfaqësuesit të Papës e kishte ndarë Ushtrinë e Kryqtarëve. Runsiman thotë:

"Këto mosmarrëveshje arritën në atë pikë saqë me ardhjen e dimrit, papajtueshmëritë gradualisht e copëtuan ushtrinë e kryqëzatave. Papa vazhdoi t'u premtonte kryqtarëve të vendosur në Damietta për ardhjen e forcave ndihmëse të perandorit gjerman dhe ata pritën për ca kohë, por në kundërshtim me premtimin e Papës, nuk kishte asnjë lajm për ndihmën e tij. Papa personalisht shpresonte që Frederiku të shkonte në Azi, por pritja ishte e kotë. Sipas historisë, motivimi i Frederikut nuk nxitej nga fanatizmi fetar, por nga ndjenja e ambicies".

Al-Kamel, i cili kishte parashikuar se kryqtarët pas pushtimit të Damiettas do të lëviznin drejt Kajros, për të tërhequr vëmendjen e kryqtarëve të Damiettas dërgoi al-Mozamin në Siri për të sulmuar Akrën. Ai vetë forcoi ushtrinë e tij dhe duke marrë ndihmë ushtarake nga rajone të tjera, u përgatit për një përballje të madhe me kryqtarët.

Kryqtarët u nisën për në Kajro nëpërmjet lumit Nil. Kjo trupë arriti gjatë rrugës në një ishull.  Në të njëjtën kohë, trupat Al-Moazemit nga rajone të ndryshme nxituan në ndihmë të vëllait. Flota egjiptiane, e cila ishte forcuar, bashkoi forcat dhe rrethoi kryqtarët. Kryqtarët, të cilët kishin shkuar duke shpresuar për një fitore të menjëhershme, nuk kishin marrë furnizime të mjaftueshme për të vazhduar luftën. Prandaj, ata nuk mundën të zgjasin luftën as edhe një muaj. Me urdhër të al-Kamel, uji i Nilit u kthye kundër kryqtarëve. Kryqtarët u tërhoqën për disa ditë në tokat kënetore, por me ngritjen e nivelit të ujit rruga e kthimit u mbyll plotësisht dhe u desh të dorëzoheshin.

Pelagius, përfaqësuesi papal, duke e parë situatën si të rrezikshme, i bëri thirrje al-Kamelit për paqe. Al-Kamel pranoi paqen me kushtin që kryqtarët të largoheshin plotësisht nga Egjipti dhe u vendos që paqja të respektohej për tetë vjet. Natyrisht, al-Kamel mundi t'i shkatërronte kryqtarët pa pësuar ndonjë viktimë. Një nga shkrimtarët për arsyen e këtij vendimi thonë se ishte nga frika e tij nga fushata hakmarrëse e të krishterëve evropianë, por kjo nuk mund të jetë një arsye bindëse sepse fushata e kryqtarëve nuk ishte një gjë e re për ejubidët, të cilët ishin sulmuar vazhdimisht nga kryqtarët evropianë. Ajo që e shkaktoi këtë vendim ishte vetëm fryma islamike e paqes. Këtë frymë e kemi parë shumë herë në sjelljen e Al-Adilit dhe më herët në sjelljen e Salaudin Ejubit dhe sundimtarëve të tjerë myslimanë.

Në këtë mënyrë, faza e pestë e kryqëzatave përfundoi me fitoren e myslimanëve dhe humbjen e kryqtarëve. Kur shqyrtojmë disa faza të kryqëzatave, lind pyetja se çfarë padrejtësie u bënë myslimanët të krishterëve apo fesë së Krishtit dhe Isait, paqja qoftë mbi të, që pretenduesit e fesë së tyre sulmuan kaq shumë territorin e myslimanëve? Në asnjërën nga këto seri luftërash, myslimanët nuk ishin nismëtarët e luftës, por kryqtarët evropianë që pushtuan territorin mysliman me pretekstin e tokës së shenjtë. Kjo seri luftërash evropiane i ka rrënjët vetëm në frymën e pushtimit dhe ekspansionizmit të perëndimorëve. Myslimanët gjithmonë i respektuan ndjekësit e Jezusit dhe garantuan sigurinë dhe lirinë e tyre. Beit al-Mokades ishte më e respektuar nga myslimanët sesa nga të krishterët.  Prandaj, është e lehtë të kuptohet se ajo që provokoi të krishterët kundër myslimanëve nuk ishte pasioni dhe interesi fetar për Krishtin, por lakmia e shfrenuar, presionet dhe problemet e brendshme të perëndimorëve. Në episodin tjetër do të flasim për pasojat e kësaj beteje.

Faleminderit që ndoqët episodin e kësaj jave të podkastit “Betejat me simbol kryqin”. Në këtë episod ju folëm për fazën e pestë të kryqëzatave dhe disfatën e kryqtarëve kundrejt myslimanëve dhe thamë se lakmia e shfrenuar, presionet dhe çështjet e brendshme të perëndimorëve  ishin faktorët kryesorë dhe arsyet për fillimin e kryqëzatave kundër myslimanëve. Shpresojmë të jeni kënaqur me këtë pjesë të podkastit.

Kemi mbërritur në fund të pjesës së njëmbëdhjetë të podkastit “Betejat me simbol kryqin”. Ju mund të dërgoni kritikat, pyetjet dhe sugjerimet tuaja përmes faqes sonë. Do të dëshironim shumë të dinim mendimet dhe pikëpamjet tuaja për këtë podkast dhe podkastet tona të tjera dhe për të ndërvepruar dhe shkëmbyer ide me njëri-tjetrin. Ne gjithashtu do t’iu jemi shumë mirënjohës që nëse ju pëlqen përmbajtja e podkast-it, ju lutemi ta ndani atë me miqtë dhe familjarët tuaj dhe t’ua prezantoni atë edhe të tjerëve.

Faleminderit që dëgjuat episodin e tetë të podkastit tonë! Programet tona mund t'i ndiqni në faqen e radios https://iranradio.ir/sq/ dhe www.parstoday.ir/sq