Betejat me simbol kryqin 12
Në këtë episod, do të flasim për pasojat e fazës së pestë të kryqëzatave dhe përgatitjet për formimin e kryqëzatës së gjashtë.
Pasojat e fazës së pestë të kryqëzatave
Përshëndetje! Po ndiqni episodin e dymbëdhjetë të podkastit "Betejat me simbol kryqin". Një podkast që shqyrton dhe diskuton rrethanat dhe motivet e kryqëzatave. Luftëra, të cilat u organizuan nga Kisha e Krishterë në emër të fesë së Krishtit dhe me simbolin e kryqit. Luftëra që i thirrën njerëzit e Evropës për të luftuar kundër myslimanëve. Luftra që zgjatën rreth dy shekuj (1095-1291).
Në episodin e mëparshëm, thamë se në bazë të marrëveshjes së paqes, kryqtarët që ishin bllokuar në lumin Nil ranë dakord të kthenin qytetin Damietta dhe t'i jepnin fund luftës për tetë vjet. Gjithashtu u vendos që të dy palët të shkëmbenin të burgosurit e njëri-tjetrit dhe myslimanët t'u kthenin kryqtarëve, kryqin e Krishtit.
Sjellja e myslimanëve me të burgosurit e krishterë në këto luftëra ngjalli habinë e historianëve perëndimorë. Një nga kryqtarët, i cili i shpëtoi vdekjes me mëshirën e Sulltan Al-Kamel, në kujtimet e tij shkruan: “Të njëjtët egjiptianë të cilëve në të kaluarën u vramë të afërmit e tyre dhe i dëbuam nga toka e tyre pasi u plaçkitën pronat, kur ne ishim robër dhe jeta jonë ishte në duart e tyre, na dhanë ushqim dhe ne i shpëtuam vdekjes.”
Pas vendosjes së paqes, për të siguruar zbatimin e duhur të marrëvehsjes, të dyja palët ranë dakord të mbanin disa nga pengjet e palës tjetër. Prandaj, konti Berini dhe krerët e sekteve ushtarake dhe tetëmbëdhjetë nga kontët dhe peshkopët erdhën si peng tek myslimanët dhe nga ana tjetër, një nga djemtë e el-Kamalit, një nga vëllezërit e tij dhe disa nga komandantët e ushtrisë së al-Kamalit shkuan si pengje tek ushtria e kryqtare. Ata u shkëmbyen dhe u liruan pasi qyteti Damietta u evakuua nga kryqtarët dhe myslimanët liruan robërit dhe pengjet kryqtarë në shëndet të plotë.
Pasqyrimi i këtij rezultati në botën islame dhe atë të krishterë ishte dy llojesh. Në botën islame, njerëzit ishin të lumtur kur dëgjuan këtë rezultat dhe festuan. Për këtë fitore ata shkruan shumë poezi, të cilat i këndonin nëpër festime. Ata këndonin: “Faraoni erdhi për të korruptuar Egjiptit, por Moisiu na erdhi në ndihmë me shkopin e tij dhe i mbyti një e nga një në det.”
Nga ana tjetër, në Europë, pushtetarët u mërzitën shumë me këtë rezultat. Kisha dhe Papa për këtë dështim fajësuan Frederikun, perandorin gjerman. Sipas tyre, nëse Frederiku do të kishte shfrytëzuar rastin dhe do të nxitonte me ushtrinë e tij për të ndihmuar kryqtarët që luftonin në Egjipt, përfundimi i luftës do të ishte ndryshe.
Shumë të tjerë ishin të mendimit se shkaku i disfatës së kryqtarëve ishte përfshirja e përfaqësuesit të Papës në komandën e luftës. Një nga poetët e krishterë të asaj kohe për arsyen e humbjes së kryqtarëve shkroi si më poshtë: “Ne e humbëm këtë qytet për shkak të injorancës dhe mëkatit tonë.”
Ai e shkroi këtë poezi sepse besonte se udhëheqja e kalorësve nga klerikët është padyshim kundër ligjit të kishës dhe një klerik duhet të lexojë Biblën e tij dhe ritet fetare dhe fushën e betejës t'ua lërë kalorësve. Evropianëve iu vinte shumë keq që përfaqësuesi i Papës kishte bërë që komandantët e kryqëzatave të mos pranonin ofertën e përsosur të paqes. Edhe vetë Papa në këtë dështim nuk e konsideroi të pafajshëm përfaqësuesin e tij.
Por faza e gjashtë e kryqëzatave është shumë e ndryshme nga luftërat e mëparshme. Lufta e gjatë mes myslimanëve dhe të krishterëve bëri që të krishterët të njiheshin gjithnjë e më shumë me të vërtetën e Islamit dhe të myslimanëve. Kjo njohje i bëri ata më fleksibël dhe më të moderuar ndaj myslimanëve. Natyrisht, në episodet e ardhshme ne do të flasim për atë që evropianët e krishterë mësuan nga myslimanët, por shkurtimisht, duhet thënë se në këto luftëra të njëpasnjëshme ajo që të krishterët kuptuan rreth muslimanëve ndryshoi deri diku idenë e tyre fillestare për Islamin dhe myslimanët. Ata i konsideronin myslimanët si barbarë dhe të egër dhe mendonin gabimisht për Islamin. Prandaj, kur u përdor fjala jobesimtarë, fillimisht në mendjet e tyre vinin myslimanët, por pas disa dekadash konflikti, fqinjësia dhe bashkëjetesa me myslimanët bëri që ata, në disa raste, t'i konsideronin myslimanët më të qytetëruar dhe të kulturuar. Gjatë kësaj kohe, ata kuptuan nivelin e dijes, artit dhe kulturës së myslimanëve. Kjo ndodhi kur kryqtarët dhe të krishterët e Evropës u kapën në bestytni dhe ide të rreme për shkak të strukturës së gabuar sociale, ekonomike dhe kulturore të shoqërisë së tyre. Ata panë se myslimanët, pas fitores së qartë në luftëra, treguan një sjellje humane dhe të butë. Ata panë trimërinë e komandantëve të ushtrisë myslimane, veçanërisht Nuruddin Zangit dhe Salahudin Ejubit. Është e qartë se e gjithë kjo njohuri për botën islame dhe myslimanët mund të jetë efektive në zbatimin e sjelljes së duhur ndaj tyre. Ky ndryshim në pikëpamjen dhe sjelljen e të krishterëve u bë më i prekshëm kur ata u njohën me jobesimtarët mongolë. Egërsia, mizoria dhe barbaria e mongolëve, të cilët dita-ditës po i afroheshin kufijve të tyre, qëndrimin kundrejt myslimanëve e bëri më të respektueshëm dhe të vlefshëm. Prandaj, kur evropianët, në kundërshtim me supozimet e tyre të mëparshme mbi mongolët, gradualisht nisën të frikësoheshin dhe të shqetësoheshin, e kuptuan se rreziku i madh i mongolëve mund të digjte gjithçka. Për këtë ata morën një qasje më të moderuar ndaj myslimanëve. Ata e kuptuan se myslimanët e bregdetit të Mesdheut dhe Azisë së Vogël mund të luanin një rol konstruktiv kundër euforisë së pakontrollueshme të mongolëve, me qëllim që t'i pengonin ata të hynin në territorin e krishterë. Kjo ndjenjë rreziku u rrit kur ushtritë mongole pushtuan Rusinë dhe Evropën Lindore dhe vetëm vdekja e Changis Khanit të madh mongol ndaloi pushtimin e tyre masiv në Evropën Qendrore. Pas rënies së Bagdadit në duart e mongolëve dhe vdekjes së kalifit të fundit Abasid, shqetësimi i Kishës Evropiane për përhapjen e mëtejshme të Islamit në Evropë u zvogëlua. Sipas tyre, me zhdukjen e qendrës politiko-shpirtërore, bota islame do të dobësohej dhe do të bëhej shumë më e cenueshme.
Edhe pse dukej se disfata e rëndë e kryqtarëve në Egjipt dhe sjellja burrërore e myslimanëve ndaj tyre bëri që ata të përmbaheshin nga vazhdimi i kryqëzatave për një periudhë të gjatë, si rezultat i ndryshimeve që ndodhën në Evropë, ndodhi dicka e papritur. Thuhej se evropianët si shkakun kryesor të disfatës së tyre në Egjipt konsideronin përfshirjen e drejtpërdrejtë të përfaqësuesit papal në punët ushtarake. Prandaj, kishte shumë presion mbi kishën nga fisnikët evropianë.
Evropianët ishin të vetëdijshëm për sulmin mongol dhe avancimin e tyre dhe e dinin se për shkak të kërcënimit serioz të kalifatit qendror në Bagdad nga mongolët, kalifati në asnjë mënyrë nuk mund t'i ndihmonte ejubidët.
Nga ana tjetër, vëllezërit ejubitë, Ashraf Al-Kamal dhe Al-Ma'zam pas bashkimit të tyre në kryqëzatën e pestë, gradualisht u futën në konflikt me njëri-tjetrin. Për shembull, armiqësia midis al-Kamal, sundimtarit të Egjiptit dhe al-Ma'zam, sundimtarit të Sirisë, arriti në një pikë të tillë që al-Kamal pranoi të bashkohej me kryqtarët kundër vëllait të tij dhe në këmbim t'u jepte Jeruzalemin. Këto dallime ishin joshëse për kishën dhe kryqtarët e Evropës dhe madje edhe të Azisë. Nga ana tjetër, midis selxhukëve të Alepos dhe ejubidëve të Mosulit, pati një luftë dhe konflikt të vazhdueshëm dhe kjo mund të rriste motivimin e kryqtarëve për të nisur një kryqëzatë tjetër.
Thamë se kryqtarët dhe veçanërisht Papa, besonin se arsyeja kryesore e disfatës së kryqtarëve në Luftën e Pestë ishte mosbesnikëria e Frederikut, perandorit gjerman ndaj premtimit të tij për të ndihmuar kryqtarët. Kjo akuzë bëri që Frederiku, perandori gjerman, në formë dëmshpërblimi u provokua të nisë Kryqëzatën e Gjashtë.
Nga ana tjetër, pas përfundimit të fazës së pestë të kryqëzatave midis Frederikut dhe Papës, pati çështje që errësuan marrëdhëniet midis tyre. Kjo marrëdhënie shkoi deri në atë pikë saqë Papa nxori një verdikt që shkishëronte Frederikun. Frederiku i kërkoi falje Papës, por ai nuk pranoi. Prandaj, ai gjithashtu indirekt u ngrit për të luftuar kundër Papës. Frederiku, ndryshe nga e kaluara, këtë herë vendosi që të shkonte patjetër në Azi për të pushtuar Jeruzalemin, sepse nëse ai fiton, mund të fitojë popullaritet në mesin e njerëzve. Nga ana tjetër, kjo fushatë ishte një formë lufte kundër Papës dhe injorim i tij, sepse duke e shkishëruar Frederikun, Papa kishte skualifikuar për çdo veprim për çlirimin e Jeruzalemit. Kështu, ndërsa Frederiku ishte i vendosur të marshonte drejt lindjes, Papa nuk tregoi asnjë interes sepse nga pikëpamja e kishës, ai ishte një person i shkishëruar dhe derisa nuk u fal nga kisha, akti i tij i pjesëmarrjes në kryqëzata nuk ishte i pranueshëm.
Frederiku ishte një person i arsimuar. Ai zotëronte gjashtë gjuhë: frëngjisht, gjermanisht, italisht, latinisht, greqisht dhe arabisht. Ai ishte njohës i mirë i filozofisë, mjekësisë, historisë dhe shkencave të tjera dhe ishte i vetëdijshëm për situatën botërore dhe për shkak se ishte rritur në Siçili ishte disi i njohur me Islamin dhe kulturën arabe. Duke qenë se banorët e këtij ishulli ishin gjysmë arabë e gjysmë grekë, ai sipas dijes dhe vetëdijes së tij nuk ishte gati të pranonte verbërisht çdo lloj fjale. Prandaj, ai kishte shumë respekt për ithtarët e feve të tjera dhe nuk pranonte bindje të verbër ndaj Papës. Këto gjëra e bënë kryqëzatën e gjashtë të mos i ngjante aspak betejës!
Kemi mbërritur në fund të pjesës së dymbëdhjetë të podkastit “Betejat me simbol kryqin”. Ju mund të dërgoni kritikat, pyetjet dhe sugjerimet tuaja përmes faqes sonë. Do të dëshironim shumë të dinim mendimet dhe pikëpamjet tuaja për këtë podkast dhe podkastet tona të tjera dhe për të ndërvepruar dhe shkëmbyer ide me njëri-tjetrin. Ne gjithashtu do t’iu jemi shumë mirënjohës që nëse ju pëlqen përmbajtja e podkast-it, ju lutemi ta ndani atë me miqtë dhe familjarët tuaj dhe t’ua prezantoni atë edhe të tjerëve.
Faleminderit që dëgjuat episodin e tetë të podkastit tonë! Programet tona mund t'i ndiqni në faqen e radios https://iranradio.ir/sq/ dhe www.parstoday.ir/sq