Dënohet Dodik/ Vuçiq, thërret seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë
https://parstoday.ir/sq/news/event-i168332-dënohet_dodik_vuçiq_thërret_seancën_e_këshillit_të_sigurisë_kombëtare_të_serbisë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thirrur një seancë urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 26, 2025 16:26 Europe/Tirane
  • Dënohet Dodik/ Vuçiq, thërret seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thirrur një seancë urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Kjo, siç raportojnë mediat serbe, është bërë pasi presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik është shpallur fajtor për mosrespektim të vendimeve të Përfaqësueses së Lartë të BeH.

Edhe pse temat e Këshillit nuk përmenden në deklaratën e seancës, mediat pranë qeverisë, e vendosin vendimin për Dodikun në këtë kontekst.

Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës sot ka shpallur dënimin e shkallës së parë për presidentin e entitetit të Republikës Serbe (RS), Milorad Dodik, duke e dënuar atë me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalim të ushtrimit të detyrës zyrtare dhe politike.

Udhëheqësi i serbëve iu drejtua turmës së mbledhur në një tubim mbështetjeje në Banjallukë.

Ai tha se kishte marrë dy telefonata, e para nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe e dyta nga kyrministri hungarez, Viktor Orban.

“Le të vijë Vuçiq nesër në Banjallukë për të marrë vesh se çfarë do bëjmë dhe si do e bëjmë. Nga sot nuk ka më Bosnje dhe Hercegovinë, të cilën e keni imagjinuar. Kuvendi do të marrë vendim që do ta refuzojë dënimin…”, ka thënë ndër tjera Dodik.