Fillon lirimi i 620 të burgosurve palestinezë
https://parstoday.ir/sq/news/event-i168364-fillon_lirimi_i_620_të_burgosurve_palestinezë
Pasi trupat e katër izraelitëve në Gaza iu dorëzuan regjimit sionist, filloi procesi i lirimit të 620 të burgosurve palestinezë (në bazë të raundit të shtatë të shkëmbimit të të burgosurve) dhe në fazën e parë u liruan 42 të burgosur.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 27, 2025 03:32 Europe/Tirane
  • Fillon lirimi i 620 të burgosurve palestinezë

Pasi trupat e katër izraelitëve në Gaza iu dorëzuan regjimit sionist, filloi procesi i lirimit të 620 të burgosurve palestinezë (në bazë të raundit të shtatë të shkëmbimit të të burgosurve) dhe në fazën e parë u liruan 42 të burgosur.

Sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, Rezistenca palestineze në Rripin e Gazës ia dorëzoi Kryqit të Kuq Ndërkombëtar në orët e para të ditës së sotme (e enjte) trupat e katër të burgosurve izraelitë. Kryqi i Kuq ia transferoi këta trupa palës izraelite përmes vendkalimit Karam Abu Salem.

Në të njëjtën kohë, në qendër të Ramallahut në Bregun Perëndimor, u mbajt një ceremoni e madhe mirëseardhjeje për grupin e parë të të burgosurve palestinezë të liruar në raundin e shtatë të shkëmbimit të të burgosurve.

Ndërkohë, janë shfaqur raporte për kontakte midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit për të zgjatur për disa javë fazën e parë të marrëveshjes së armëpushimit.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, duke cituar një burim të Hamasit dhe disa media egjiptiane, gati 100 të burgosur palestinezë të tjerë u dorëzuan në Egjipt dhe do të qëndrojnë atje derisa një vend tjetër t'i pranojë ata.

Ambulancat mbërritën në Spitalin Evropian në Khan Yunis, në jug të Gazës, në orët e para të mëngjesit të së enjtes, duke transportuar palestinezët e liruar të cilët është planifikuar t'u nënshtrohen ekzaminimeve mjekësore.

Burimet e lajmeve kanë thënë se dorëzimi i trupave të katër të burgosurve izraelitë në Khan Yunis, që ndodhet në jug të Gazës, është bërë pa ndonjë ceremoni zyrtare dhe larg fokusit të mediave.

Më herët, mediat izraelite kishin bërë të ditur se ushtria e këtij regjimi i ka marrë kufomat nga Kryqi i Kuq dhe se ekipet mjeko-ligjore izraelite janë gati për identifikimin e trupave.

Të burgosurit palestinezë duhej të liroheshin të shtunën e kaluar gjatë javës së fundit të fazës së parë të armëpushimit dhe njëkohësisht me lirimin e gjashtë pengjeve izraelitë.

Por Izraeli tha të shtunën se do të vononte lirimin e më shumë se 600 të burgosurve palestinezë për një periudhë "të papërcaktuar", "për shkak të përdorimit egoist të pengjeve nga Hamasi për qëllime propagandistike".