Guterres: Izraeli nuk duhet të ketë një prani ushtarake afatgjatë në Gaza
https://parstoday.ir/sq/news/event-i168424-guterres_izraeli_nuk_duhet_të_ketë_një_prani_ushtarake_afatgjatë_në_gaza
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së deklaroi se Izraeli nuk duhet të ketë prani afatgjatë ushtarake në Gaza dhe se çdo formë e spastrimit etnik duhet të parandalohet.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 01, 2025 08:21 Europe/Tirane
  • Guterres: Izraeli nuk duhet të ketë një prani ushtarake afatgjatë në Gaza

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së deklaroi se Izraeli nuk duhet të ketë prani afatgjatë ushtarake në Gaza dhe se çdo formë e spastrimit etnik duhet të parandalohet.

Sipas ISNA, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha: Gaza duhet të mbetet pjesë integrale e një shteti të pavarur palestinez, demokratik dhe sovran. Ai shtoi: Gaza dhe Bregu Perëndimor i pushtuar, duke përfshirë Kodsin Lindor, duhet të trajtohen si një shtet i vetëm i qeverisur nga shteti palestinez. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së thotë se veprimet e njëanshme në Bregun Perëndimor, duke përfshirë këtu zgjerimin e vendbanimeve dhe kërcënimet rreth aneksimit, duhet të ndalojnë. Guterres tha se nuk duhet të ketë prani afatgjatë ushtarake të Izraelit në Gaza, duke shtuar se "shqetësimet e Izraelit duhet të shqyrtohen". Ai theksoi: Populli palestinez duhet të ketë të drejtën të qeverisë veten e tij, të ndërtojë të ardhmen dhe të jetojë në tokën e tij në liri dhe siguri. Guterres ndër të thera tha: Ne duhet të parandalojmë rifillimin e sulmeve në Gaza për të mos lejuar vazhdimin e vuajtjeve dhe destabilizimin e mëtejshëm të rajonit.