BE shpreh shqetësimin për agresionin e vazhdueshëm izraelit në Bregun Perëndimor
https://parstoday.ir/sq/news/event-i168450-be_shpreh_shqetësimin_për_agresionin_e_vazhdueshëm_izraelit_në_bregun_perëndimor
Bashkimi Evropian shprehu shqetësimin për pasojat e operacioneve të vazhdueshme ushtarake të regjimit izraelit kundër kampeve të refugjatëve palestinezë në Bregun Perëndimor.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 01, 2025 19:42 Europe/Tirane
  • BE shpreh shqetësimin për agresionin e vazhdueshëm izraelit në Bregun Perëndimor

Bashkimi Evropian shprehu shqetësimin për pasojat e operacioneve të vazhdueshme ushtarake të regjimit izraelit kundër kampeve të refugjatëve palestinezë në Bregun Perëndimor.

Sipas Agjencisë së Lajmeve të Studentëve iranianë (ISNA), Bashkimi Evropian në një deklaratë të shtunën i bëri thirrje regjimit izraelit që t'i përmbahet ligjit humanitar dhe ndërkombëtar dhe të lejojë refugjatët palestinezë të kthehen të sigurt në shtëpitë e tyre. Bashkimi Evropian gjithashtu kritikoi dhunën e vazhdueshme nga kolonët ekstremistë sionistë në të gjitha pjesët e Bregut Perëndimor, duke përfshirë Kodsin Lindor dhe theksoi: Si fuqi pushtuese, regjimi izraelit ka përgjegjësinë të mbrojë civilët dhe të bëjë përgjegjës shkelësit e ligjeve. Bashkimi Evropian dënoi politikën e zgjerimit të vendbanimeve të regjimit izraelit dhe bëri thirrje për t'i dhënë fund rrënimit të shtëpive palestineze nga pushtuesit sionist. Bashkimi Evropian theksoi se është thellësisht i shqetësuar për veprimet e regjimit izraelit në lidhje me vendosjen e postblloqeve dhe vendosjen e kufizimeve në lëvizjen e palestinezëve në Bregun Perëndimor. Operacioni ushtarak izraelit në Bregun Perëndimor, i cili ka vazhduar për rreth 40 ditë, ka rezultuar në martirizimin e një numri palestinezësh, zhvendosjen e rreth 40,000 palestinezëve nga shtëpitë e tyre dhe shkatërrimin e infrastrukturës jetike civile në këtë zonë.