Izraeli pranon të zgjasë armëpushimin në Gaza
Regjimi izraelit të dielën në mëngjes ra dakord me një propozim nga Steve Witkoff, ambasadori i SHBA-së në Lindjen e Mesme, për të vendosur një armëpushim të përkohshëm gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit dhe Pashkëve.
Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi miratimin e këtij armëpushimi të përkohshëm, vetëm disa orë pas skadimit të fazës së parë të armëpushimit të rënë dakord kohë më parë. Sipas propozimit të Witkoff -it, në ditën e parë të armëpushimit , gjysma e të burgosurve të vdekur dhe të gjallë do të lirohen, ndërsa pjesa tjetër do të lirohen pasi të vendoset një armëpushim i përhershëm. Zyra e Netanyahut thotë se Witkoff më pas propozoi një armëpushim të përkohshëm, duke pranuar se duhej më shumë kohë për të negociuar një armëpushim të përhershëm. Më parë, zëdhënësi i Hamasit, Hazem Qassem, kishte thënë se lëvizja kundërshton planin izraelit për të zgjatur fazën e parë të armëpushimit , pa iu referuar drejtpërdrejt planit të SHBA-së për vazhdimin e armëpushimit. Regjimi izraelit gjithashtu ka thënë se është i gatshëm të hyjë shpejt në negociata nëse Hamasi pranon propozimin e Witkoff. Hamasi ka njoftuar se të burgosurit e mbetur izraelitë në Gaza do të lirohen vetëm përmes negociatave dhe rikujtoi se përdorimi i forcës ushtarake nga regjimi sionist, nuk do të rezultojë në lirimin e tyre. Sipas marrëveshjes së armëpushimit dhe shkëmbimit të të burgosurve , e cila zgjati 42 ditë, 33 të burgosur izraelitë u liruan nga Gaza në këmbim të lirimit të rreth 2,000 të burgosurve palestinezë.