Musk: Shtetet e Bashkuara të dalin nga NATO dhe Kombet e Bashkuara
https://parstoday.ir/sq/news/event-i168492-musk_shtetet_e_bashkuara_të_dalin_nga_nato_dhe_kombet_e_bashkuara
Miliarderi amerikan Elon Musk, në një postim në rrjetin X është pajtuar që Shtetet e Bashkuara të dalin nga NATO dhe Kombet e Bashkuara.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 02, 2025 19:07 Europe/Tirane
  • Musk: Shtetet e Bashkuara të dalin nga NATO dhe Kombet e Bashkuara

Miliarderi amerikan Elon Musk, në një postim në rrjetin X është pajtuar që Shtetet e Bashkuara të dalin nga NATO dhe Kombet e Bashkuara.

Ai shkroi se pajtohet si përgjigje ndaj postimit të një komentatori politik të krahut të djathtë i cili, tha se “është koha që Shtetet e Bashkuara të braktisin NATO-n dhe Kombet e Bashkuara”.

Lajmi vjen pasi disa ligjvënës republikanë paraqitën një projektligj mbi daljen e SHBA-së nga OKB-ja, duke pretenduar se organizata nuk përputhet me agjendën e administratës Trump.

SHBA ishte në mesin e disa vendeve, duke përfshirë Rusinë, Bjellorusinë, Izraelin dhe Hungarinë, që votuan kundër një rezolute të OKB-së në fund të shkurtit që dënonte pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia.

Musk, aktualisht drejton të ashtuquajturin Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë së SHBA-së, i cili ka shkurtuar sasi të konsiderueshme të shpenzimeve qeveritare, duke përfshirë ndihmën e huaj.

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka kritikuar vazhdimisht vendet e tjera të NATO-s për mungesën e perceptuar të kontributeve të tyre në aleancën ushtarake, dhe ka bërë thirrje për një objektiv shpenzimi prej 5% të GDP-së për të gjithë anëtarët.

Kievi e sheh anëtarësimin në NATO si një mbrojtje thelbësore kundër agresionit të ardhshëm rus, por Trump tha në shkurt se Ukraina “mund të harrojë” anëtarësimin në aleancë, duke sugjeruar se oferta e saj ishte një shkas për luftën.