Ansarullah: Nëse Gaza pushtohet, ne do të sulmojmë përsëri Izraelin
Zyra Politike e "Ansarullah"-ut theksoi mbështetjen e vendosur për Rezistencën palestineze dhe gatishmërinë e Forcave të Armatosura të Jemenit dhe deklaroi: "Forcat e Armatosura të Jemenit janë të gatshme të rifillojnë operacionet e tyre kundër agresioneve të regjimit sionist".
Zyra Politike e "Ansarullah"-ut të Jemenit theksoi: “Këmbëngulja e regjimit sionist për shkeljen e armëpushimit dhe mbylljen e plotë të vendkalimeve të Rripit të Gazës për ndihmat humanitare, është një veprim i rrezikshëm”.
Zyra njoftoi: “Populli palestinez ka të drejtë të rezistojë kundër mizorive dhe krimeve të luftës të regjimit sionist, të cilat kryhen me përkrahjen dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.
Zyra Politike e "Ansarullah"-ut u bëri thirrje liderëve të vendeve arabe që të mbajnë një qëndrim të vendosur kundër krimeve të luftës të regjimit sionist në Palestinë dhe të ndërmarrin hapa praktikë për të shpëtuar civilët dhe për të thyer rrethimin e Gazës.
Lëvizja "Ansarullah" u bëri thirrje vendeve arabe që të mbështesin kauzën e Palestinës dhe të bashkëpunojnë për t'iu kundërvënë agresioneve masive të regjimit sionist, të cilat kanë vënë në shënjestër tërë Umetin islam.