Kina e gatshme për çfarëdo lloj lufte me SHBA-në
(last modified Wed, 05 Mar 2025 18:39:04 GMT )
Mars 05, 2025 19:39 Europe/Tirane
  • Kina e gatshme për çfarëdo lloj lufte me SHBA-në

Kina deklaroi se është gati për çdo lloj lufte pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump vendosi tarifat e tij tregtare ndaj Kinës.

Tarifat e reja 25 për qind për importet nga Meksika dhe Kanadaja hynë në fuqi të martën, së bashku me tarifat e dyfishuara për mallrat kineze.

Trump gjithashtu dyfishoi tarifën për të gjitha importet kineze nga 10 për qind në 20 për qind.

Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës i është kundërpërgjigjur presidentit të SHBA-së me një “kërcënim drithërues”.

Me anë të një deklarate të publikuar të mërkurën, Ministria e Jashtme e Kinës tha: “Nëse lufta është ajo që dëshiron SHBA-ja, qoftë ajo një luftë tarifash, një luftë tregtare apo ndonjë lloj tjetër lufte, ne jemi gati të luftojmë deri në fund”.

Pekini ka thënë gjithashtu se tarifat janë një “shkelje serioze” e rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë dhe ka paraqitur një ankesë mosmarrëveshjeje në OBT në shkurt.

Kina iu përgjigj tarifave të së martës duke njoftuar tarifa shtesë prej 15 për qind për produktet kryesore bujqësore amerikane.