Amerika sanksionon 7 anëtarë të lartë të Ansarullahut
(last modified Thu, 06 Mar 2025 07:22:08 GMT )
Mars 06, 2025 08:22 Europe/Tirane
  • Amerika sanksionon 7 anëtarë të lartë të Ansarullahut

Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja e Departamentit Amerikan të Thesarit njoftoi në një deklaratë se ka sanksionuar shtatë anëtarë të lartë të grupit jemenas "Ansarullah".

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, në këtë deklaratë pretendohet se anëtarët e sanksionuar “kontrabanduan pajisje ushtarake dhe sisteme armatimesh në zonat nën kontrollin e Ansarullahut në Jemen dhe gjithashtu negociuan blerjen e armëve nga Rusia”.

Në një deklaratë, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio pretendoi: “Aktivitetet e Ansarullahut kërcënojnë sigurinë e civilëve dhe personelit amerikan në Lindjen e Mesme, sigurinë e partnerëve tanë më të afërt rajonalë dhe stabilitetin e tregtisë detare globale”.

“Shtetet e Bashkuara nuk do të tolerojnë asnjë vend që bashkëpunon me organizata terroriste si Houthët nën pretekstin e kryerjes së tregtisë legjitime ndërkombëtare”, shtoi Rubio.

Ndërkohë, anëtari i Këshillit të Lartë Politik të Jemenit, Mohammed Ali al-Houthi, në përgjigje të vendimit të SHBA-së për vendosjen e Jemenit në listën e sanksioneve tha: “Hyrja e ndihmave në Gaza për ne është më e rëndësishme se vendimi i Amerikës, një vendim që nuk ka legjitimitet”.

Al-Houthi shtoi: “Parandalimi i hyrjes së ndihmave në Gaza dhe prishja e marrëveshjeve të paqes është terrorizëm amerikan, në kundërshtim me mbështetjen tonë legjitime për Gazën, e cila kryhet përmes operacioneve detare”.