Rubio: Do të dëbojmë mbështetësit e Hamasit
Sekretari amerikan i Shtetit njoftoi anulimin e vizave për njerëzit që mbështesin Palestinën në këtë vend.
Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, duke cituar agjencisë e lajmeve Reuters, Marco Rubio, në një mesazh në llogarinë e tij në rrjetin social X (ish-Twitter), duke ripostuar një foto të momentit të arrestimit të Mahmoud Khalil, një student protestues që mbështet Palestinën në Universitetin e Kolumbias, shkroi: “Ne do të revokojmë vizat ose lejet e qëndrimit të përhershëm (green card) e atyre që janë mbështetës të Hamasit në Amerikë, në mënyrë që të mund t'i dëbojmë ata lirisht”.
Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, Unioni Studentor i Universitetit të Kolumbias njoftoi më herët në një deklaratë se Mahmoud Khalil, një student palestinez i këtij universiteti, i cili luajti një rol aktiv në protestat pro-palestineze, u arrestua në rezidencën e tij në Universitetin e Kolumbias nga agjentë të Departamentit të Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Khalil, i cili ka një leje qëndrimi të përhershme në Amerikë (green card), u arrestua ndërsa gruaja e tij është shtetase amerikane dhe është në muajin e tetë të shtatzënisë. Studenti i Universitetit të Kolumbias, i cili është rritur në një kamp refugjatësh palestinezë në Siri, njihet si një nga negociatorët kryesorë të protestuesve pro-palestinezë me administratorët e Universitetit të Kolumbias.
Megjithatë, qeveria Trump, duke miratuar ligje të reja, po kërkon të dëbojë individë që shprehin simpati për popullin palestinez dhe kritikojnë regjimin sionist.
Më herët, qeveria federale e SHBA-së kishte anuluar kontratat dhe mbështetjen financiare me vlerë 400 milionë dollarë me Universitetin e Kolumbias.