Trump: Preferoj marrëveshjen me Iranin sesa opsionin ushtarak
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pohoi në një intervistë të dielën se preferon “marrëveshjen” me Iranin sesa opsionin “ushtarak”.
Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, në një intervistë me Donald Trump, një gazetar i rrjetit "Fox News", duke iu referuar raporteve të cilat thonë se “Rusia ka njoftuar se do të ndihmojë Amerikën të negociojë një marrëveshje bërthamore me Iranin”, e pyeti presidentin amerikan: “Çfarë lloj marrëveshjeje po kërkoni me Iranin?”
Në përgjigje, Trump pretendoi: “Ka dy mënyra për t'u përballur me Iranin: aksioni ushtarak ose arritja e një marrëveshjeje. Unë do të preferoja që të arrihet një marrëveshje, sepse nuk kërkoj të dëmtoj Iranin.”
Ai, në vijim, duke thënë se “iranianët janë njerëz të mrekullueshëm”, përsëri tha: “Unë preferoj të negocioj për të arritur një marrëveshje. Nuk jam i sigurt që të gjithë do të pajtohen me mua, por ne mund të arrijmë një marrëveshje që është po aq e mirë sa [sikur] të fitonit një konfrontim ushtarak.”
Gjithashtu, presidenti amerikan pretendoi: “Ua shkrova një letër, në të cilën u thashë që shpresoj të negocioni, sepse nëse detyrohemi të ndërmarrim veprime ushtarake, do të jetë shumë keq për ta.”
Pretendimet e përsëritura të Donald Trumpit gjatë ditëve të fundit dhe letra e tij drejtuar Iranit vijnë në një kohë kur Lideri Suprem i Revolucionit Islamik, në një fjalim një ditë më parë theksoi: “Këmbëngulja e disa qeverive bullizuese për negociata nuk është për të zgjidhur çështjet, por për të dominuar dhe imponuar pritshmëritë e tyre. Republika Islamike e Iranit definitivisht nuk do t'i pranojë pritshmëritë e tyre.”