Guterres shpreh shqetësimin për përshkallëzimin e dhunës në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/event-i168852-guterres_shpreh_shqetësimin_për_përshkallëzimin_e_dhunës_në_siri
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së shprehu shqetësimin e tij për përshkallëzimin e dhunës në Siri dhe u bëri thirrje të gjitha palëve që të mbrojnë civilët.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 11, 2025 07:13 Europe/Tirane
  • Guterres shpreh shqetësimin për përshkallëzimin e dhunës në Siri

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së shprehu shqetësimin e tij për përshkallëzimin e dhunës në Siri dhe u bëri thirrje të gjitha palëve që të mbrojnë civilët.

Stephane Dujarric , zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, tha se Sekretari i Përgjithshëm është i shqetësuar për përshkallëzimin e dhunës në zonat bregdetare të Sirisë. Ai shtoi se Guterres gjithashtu u bëri thirrje të gjitha palëve që të mbrojnë civilët dhe të përmbahen nga tensionet dhe veprimet provokuese. Dujarric tha se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së beson se gjakderdhja në Siri duhet të ndalet sa më parë dhe se autorët e këtyre veprimeve duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të ndëshkohen.