Kabineti i Netanyahut kërcënon familjet e të burgosurve izraelitë
Familjet e të burgosurve izraelitë që ndodhen në Gaza janë kërcënuar nga zyrtarët e qeverisë së regjimit, të cilët kanë bërë përpjekje për tu mbyllur gojën.
Disa zyrtarë izraelitë kanë kërcënuar familjet e të burgosurve izraelitë se nëse protestojnë, emrat e fëmijëve të tyre do të vendosen në fund të listës së shkëmbimit të të burgosurve. Disa familje kanë heshtur për shkak të këtyre kërcënimeve dhe kanë folur vetëm pasi fëmijët e tyre u kthyen nga Gaza. Në të njëjtën kohë me publikimin e këtij lajmi, gazeta "Yediot Aharonot" e botuar në territoret e pushtuara njoftoi se do të mbahej një demonstratë në Tel Aviv. Mijëra izraelitë u mblodhën në rrugën Begin në Tel Aviv, duke kërkuar kthimin e të burgosurve izraelitë nga Gaza. Familjet e të burgosurve izraelitë kanë shprehur shqetësimin për mungesën e progresit në negociatat me Hamasin.