Kina paralajmëron Britaninë
(last modified Tue, 11 Mar 2025 19:09:30 GMT )
Mars 11, 2025 20:09 Europe/Tirane
  • Kina paralajmëron Britaninë

Kina ka paralajmëruar Britaninë kundër etiketimit të veprimeve të saj në rajonin e Detit të Kinës Jugore si "të rrezikshme dhe destabilizuese".

Në një anije që i përkiste rojes bregdetare të Filipineve, sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar David Lammy bëri komente provokuese të hënën.

Të martën, Kina tha se Mbretëria e Bashkuar duhet të shmangë "provokimin e tensioneve".

Lammy kishte nënshkruar një kornizë të përbashkët të mbrojtjes me homologun e tij filipinas Enrique Manalo më 8 mars.

Filipinet kanë marrëveshje të ngjashme me Australinë, Japoninë dhe Shtetet e Bashkuara.

Kina pohon pronësinë mbi rajonin e rëndësishëm strategjik detar i cili është pothuajse tërësisht në kontrolline saj.

Kur u pyet për komentet e Lammy-t, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Mao Ning tha se Mbretëria e Bashkuar duhet të respektojë "sovranitetin, të drejtat dhe interesat detare të Kinës në Detin e Kinës Jugore dhe të përmbahet nga provokimi i tensioneve ose mbjellja e mosmarrëveshjeve mbi çështjet rajonale".

"Deti i Kinës Jugore është aktualisht një nga rrugët detare më të sigurta dhe më të lira në botë", tha zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës.

Brunei, Kina, Indonezia, Malajzia, Tajvani, Filipinet dhe Vietnami kanë pretendime kontradiktore në Detin e Kinës Jugore.

Rreth 3.36 trilion dollarë tregti globale kalon çdo vit përmes Detit të Kinës Jugore, që përbën një të tretën e tregtisë globale detare.