Kanadaja: Ne nuk do të jemi kurrë pjesë e Amerikës
Mark Carney, kryeministri i ri i Kanadasë, theksoi se vendi i tij nuk do të bëhet kurrë pjesë e Amerikës.
Sipas portalit informativ Pars Today, duke cituar agjencinë iraniane të lajmeve IRNA, Mark Carney, të premten në një fjalimm pasi u betua si kryeministër i 24-t i Kanadasë, hodhi poshtë kërcënimet e presidentit amerikan Donald Trump në lidhje me aneksimin e Kanadasë nga ana e Amerikës dhe tha: “Ne kurrë dhe në asnjë rrethanë, nuk do të bëhemi pjesë e Shteteve të Bashkuara”.
“Ne jemi në thelb një vend tjetër”, shtoi ai, duke shtuar se Kanadaja "pret respekt" nga Shtetet e Bashkuara.
Ai gjithashtu shprehu shpresën se administrata e tij një ditë mund "të bashkëpunojë" me Uashingtonin për të çuar përpara interesat e të dyja palëve.
Kryeministri i ri i Kanadasë theksoi gjithashtu se përballja me tarifat e qeverisë Trump do të jetë një nga prioritetet kryesore të qeverisë së tij.
Pasi Trump u kthye në Shtëpinë e Bardhë, Amerika ka nisur një luftë tregtare me Kanadanë dhe Shtëpia e Bardhë ka shpallur dëshirën e saj për të aneksuar Kanadanë si shtetin e 51-të të Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kanadaja është kundërpërgjigjur ndaj administratës Trump duke vendosur tarifa për mallrat amerikane dhe opinioni publik kanadez është zemëruar nga veprimet dhe deklaratat e presidentit amerikan.
Carney e ka konsideruar administratën Trump sfidën më të madhe me të cilën po përballet Kanadaja. Është planifikuar që ai të udhëtojë për në Paris dhe Londër gjatë ditëve në vijim për të forcuar aleancat e veta kundër Amerikës.