3 gazetarë vriten në sulmin ajror izraelit në veri të Gazës
(last modified Sat, 15 Mar 2025 18:56:34 GMT )
Mars 15, 2025 19:56 Europe/Tirane
  •  3 gazetarë vriten në sulmin ajror izraelit në veri të Gazës

Nëntë palestinezë, duke përfshirë tre gazetarë dhe disa kameramanë, u martirizuan në një sulm me dron nga ushtria izraelite në qytetin Beit Lahia në verior të Rripit të Gazës.

Sipas IRNA, Qendra për Mbrojtjen e Gazetarëve Palestinez njoftoi se gazetarët po dokumentonin procesin e dërgimit të ndihmave humanitare për të prekurit nga lufta në Gaza dhe po përpiqeshin t'i tregonin botës gjendjen e vështirë të njerëzve dhe kushtet kritike në Gaza.

Qendra i konsideron sulmet ndaj gazetarëve si "krime lufte" dhe një kërcënim për lirinë e shtypit dhe lirinë e informacionit, që pengon përhapjen e lajmeve të vërteta në botë. Ndërkohë, zëdhënësi i Hamasit, Hazem Qassem, tha se regjimi sionist duke kryer një krim të tmerrshëm, duke shkelur qartë marrëveshjen e armëpushimit, ka vënë në shënjestër një grup gazetarësh dhe personash që kryejnë aktivitete me ndihma humanitare. Ai sqaroi:  Regjimi pushtues po vret qëllimisht punonjësit e ndihmave humanitare me qëllim që të thellojë krizën humanitare, duke shkaktuar zi buke, duke mbyllur vendkalimet dhe duke parandaluar hyrjen e mallrave dhe materialeve bazë në Rripin e Gazës. Zëdhënësi i Hamasit ka theksuar: Qëllimi i regjimit pushtues në shënjestrimin e gazetarëve është të parandalojë përcjelljen e së vërtetës rreth krimeve të regjimit sionist kundër popullit palestinez dhe të parandalojë zbulimin e shkeljeve të tmerrshme të ligjeve dhe normave humanitare. Ky sulm u krye ndërkohë që sipas marrëveshjes së armëpushimit në Gazës, tani palët duhet të hynin në fazën e dytë, por kjo nuk ka ndodhur për shkak të sabotimeve të regjimit izraelit.