16 të vdekur nga stuhitë vdekjeprurëse në SHBA
Të paktën 16 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga stuhitë e forta që goditën SHBA-në.
Sipas ISNA, pas një stuhie të fortë që përfshiu pjesë të mëdha të Shteteve të Bashkuara dhe la të paktën gjashtë persona të vdekur, paralajmërimet për tornado janë lëshuar sot në pjesë të shteteve të Illinois, Missouri, Arkansas, Mississippi, Indiana, Kentucky, Luiziana dhe Tennessee. Sipas Associated Press, zyrtarë në shtetin e Misurit kanë bërë të ditur se numri më i madh i vdekjeve në këtë shtet, është 10 persona. Qendra e Patrullimit të Autostradave të Shtetit të Misurit gjithashtu raportoi për disa persona të plagosur. Një nga të vdekurit ishte një burrë, shtëpia e të cilit u shkatërrua plotësisht nga tornado. Zyrtarët e Arkansas gjithashtu sot njoftuan se tre persona kanë vdekur në qytetin e Independence dhe 29 të tjerë janë lënduar në tetë qytete për shkak të stuhive gjatë natës. Sipas raportit, stuhitë kanë shkatërruar ndërtesat, kanë ndërprerë furnizimin me energji elektrike dhe kanë ndezur më shumë se 100 vatra zjarri.