Sana: Ndëshkimi i agresorëve për ta do të jetë i dhimbshëm
Pars Today - Burime mediatike raportuan për sulme ajrore amerikane dhe britanike në zona të ndryshme të Jemenit dhe bombardime të shtëpive të njerëzve të pambrojtur në vend.
TV Al-Mayadeen të dielën raportoi se avionët luftarakë amerikanë dhe britanikë shënjestruan zonën Jarban në Sanaa, kryeqyteti i Jemenit. Agresorët amerikanë dhe britanikë bombarduan gjithashtu shtëpitë e njerëzve në qytetet Majzar në provincën Marib, Makiras dhe Al-Qurayshiyyah në provincën Al-Bayda, Mubin në provincën Hajjah, rajonin Allaf dhe rrethin Sakhar në Saada të Jemenit. Sipas Pars Today, 39 persona janë martirizuar ose plagosur në sulmet ajrore amerikane dhe britanike në zona të ndryshme të provincave Sanaa dhe Saada. Ndërkohë Këshilli i Lartë Politik i Jemenit ka thënë se ndëshkimi për agresorët do të jetë i dhimbshëm. Në reagim ndaj këtij sulmi, Këshilli i Lartë Politik i Jemenit në një deklaratë tha: "Vrasja e civilëve tregon dobësinë e Amerikës dhe ky veprim nuk do të na ndalojë të mbështesim Gazën, por përkundrazi do ta shtyjë situatën në një fazë më të vështirë dhe më të rëndë". Këshilli i Lartë Politik i Jemenit theksoi: Ndëshkimi i agresorëve do të kryhet në mënyrë profesionale dhe të dhimbshme.