Deklarata armiqësore e Trump kundër Iranit dhe Jemenit
(last modified Mon, 17 Mar 2025 17:18:11 GMT )
Mars 17, 2025 18:18 Europe/Tirane
  • Deklarata armiqësore e Trump kundër Iranit dhe Jemenit

Presidenti amerikan në deklaratat kërcënuese tha: “Nga ky moment, çdo fishek nga Jemeni do të konsiderohet si një fishek i lëshuar nga Irani. Irani për këto veprime do të përballet me pasoja të rënda”.

Sipas IRNA, presidenti amerikan Donald Trump në rrjetin e tij social, Truth Social, të hënën tha: "Mos lejoni që askush të mashtrohet! Qindra sulmet e kryera nga Houthi-t e kanë origjinën nga Irani dhe janë projektuar nga Irani." Presidenti amerikan pretendoi: "Çdo sulm i mëtejshëm ose veprim hakmarrës nga Houthi do të përballet me forcë të madhe dhe nuk ka asnjë garanci se kjo forcë do të kufizohet vetëm atje." Duke vazhduar akuzat e tij kundër Republikës Islamike të Iranit, Trump pretendoi se Irani dikton çdo lëvizje të tyre (Ansarullahut jemenas), u siguron atyre armë, u siguron para dhe pajisje ushtarake shumë të avancuara, madje u siguron atyre atë që quhet "informacion". Në vazhdim të akuzave të tij anti-iraniane, presidenti amerikan pohoi: “Nga ky moment, çdo fishek nga Jemeni do të konsiderohet si një fishek i lëshuar nga Irani. Irani për këto veprime do të përballet me pasoja të rënda”. Të shtunën, presidenti amerikan Donald Trump njoftoi në rrjetin e tij social, Truth Social, "Sot urdhërova ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të fillojë aksionin ushtarak kundër Ansarullah në Jemen". Kjo përkundër faktit se Irani gjithmonë i ka mohuar akuzat për mbështetjen ushtarake ndaj Jemenit. Por zyrtarët iranianë kanë theksuar se çdo veprim kundër integritetit territorial dhe popullit të vendit do të përballet me një përgjigje vendimtare.