BE: Tarifat e SHBA-së janë shkatërruese dhe të pajustifikuara
(last modified Sat, 05 Apr 2025 09:07:14 GMT )
Prill 05, 2025 11:07 Europe/Tirane
  • BE: Tarifat e SHBA-së janë shkatërruese dhe të pajustifikuara

Pars Today - Komisioneri i Tregtisë i Bashkimit Evropian i quajti tarifat amerikane shkatërruese dhe të pajustifikuara dhe tha se unioni është i gatshëm të mbrojë interesat e veta.

Komisioneri i Tregtisë së BE-së, Maroš Šefčovič, shkroi të premten mbrëma në rrjetin social X: “Bashkimi Evropian është i përkushtuar për negociata kuptimplota, por në të njëjtën kohë, është gjithashtu i gatshëm të mbrojë interesat e veta”.

Sipas Pars Today, cituar nga agjencia iraniane e lajmeve IRNA, Šefčovič shtoi: “Kam pasur një shkëmbim 2-orësh dhe të sinqertë të pikëpamjeve me Sekretarin amerikan të Tregtisë, Howard Lutnick dhe përfaqësuesin e tregtisë së SHBA-së, Jamieson Greer, dhe i kam njoftuar se tarifat amerikane janë shkatërruese dhe të pajustifikueshme. Marrëdhëniet tregtare BE-SHBA kanë nevojë për një qasje të re”.

Në të njëjtën kohë, Howard Lutnick, Sekretari amerikan i Tregtisë, pas luftës tregtare të presidentit amerikan Donald Trump dhe vendosjes së tarifave për mallrat e importuara nga vendet e botës, ndërkohë që vendet kanë filluar të marrin masa hakmarrëse, tha: “Presidenti amerikan nuk do të tërhiqet nga plani tarifor. Shtetet mund të modifikojnë tarifat e tyre dhe barrierat tregtare jotarifore që janë shumë të rënda”.

Rrjeti televiziv i lajmeve CNN njoftoi gjithashtu se presidenti amerikan Donald Trump është në kontakt me përfaqësuesit e Vietnamit, Indisë dhe Izraelit për tarifat e vendosura.

Më 2 prill, e cila është quajtur “Dita e Lirisë”, presidenti amerikan Donald Trump njoftoi një tarifë globale "bazë" prej 10% për të gjitha mallrat e importuara në Shtetet e Bashkuara. Ai vendosi gjithashtu një tarifë prej 20% për importet nga Bashkimi Evropian.

Tregu amerikan i Wall Street-it dëshmoi një rënie të madhe të vlerave të aksioneve të enjten për shkak të vendosjes së tarifave masive nga administrata Trump. Tregu i aksioneve në SHBA ra më tej të premten pasi Kina u hakmor duke vendosur tarifa për mallrat amerikane.