Rripi i Gazës, një tokë e ndaluar për fëmijët palestinezë
(last modified Sat, 05 Apr 2025 09:17:29 GMT )
Prill 05, 2025 11:17 Europe/Tirane
  • Rripi i Gazës, një tokë e ndaluar për fëmijët palestinezë

Pars Today - Zëdhënësi i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) paralajmëroi se fëmijët janë viktimat më të mëdha të sulmeve ajrore të regjimit sionist.

Zëdhënësi i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinezë (UNRWA), Philippe Lazzarini, në deklaratën e tij të fundit në lidhje me situatën humanitare në Rripin e Gazës njoftoi të premten se 51% e popullsisë së Gazës përbëhet nga fëmijët.

Ky zyrtar i UNRWA-s shtoi: “Që nga rifillimi i luftës më 18 marsin e kaluar, mesatarisht 100 fëmijë janë vrarë ose plagosur në Gaza çdo ditë, gjë që është shumë e dhimbshme. Aktualisht, 65% e Rripit të Gazës është klasifikuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara si zone e rrezikshme ose subjekt evakuimi”.

Zëdhënësi i UNRWA-s shtoi: “Lufta e ka kthyer Rripin e Gazës në një tokë të ndaluar për fëmijët palestinezë”.

Ndërkohë, Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) njoftoi të premten se 322 fëmijë ranë dëshmorë dhe 609 të tjerë u plagosën për shkak të rifillimit të sulmeve tokësore dhe ajrore të regjimit sionist në Rripin e Gazës brenda 10 ditëve.

UNICEF-i paralajmëroi gjithashtu për përkeqësimin e situatës humanitare në rajon, duke iu referuar parandalimit të hyrjes së ndihmave humanitare në Gaza për më shumë se tre javë.

Në deklaratën e kësaj organizate thuhet: “Vazhdimi i konflikteve në Gaza ka vënë në rrezik jetën e mijëra fëmijëve dhe ka përkeqësuar situatën e rëndë të aksesit në ushqim, ilaçe dhe shërbimet bazë”.