Dëbohet nga Rusia atasheu ushtarak i Rumanisë dhe zëvendësi i tij
Prill 10, 2025 12:08 Europe/Tirane
ParsToday - Ministria e Jashtme ruse njoftoi se ka dëbuar atasheun ushtarak rumun dhe zëvendësin e tij nga Moska në shenjë hakmarrjeje.
Ministria e Jashtme ruse njoftoi dje, të mërkurën, se ka thirrur të ngarkuarin me punë në Moskë dhe ka shpallur atasheun ushtarak dhe zëvendësin e tij në misionin diplomatik rumun persona non grata. Në një deklaratë ministria shtoi: "Ky veprim është një përgjigje ndaj vendimit të mëparshëm të pajustifikuar të palës rumune, e cila shpalli atasheun ushtarak dhe ndihmësin e tij në ambasadën ruse në Bukuresht persona të padëshiruar duke i dëbuar ata.
Tags