Lavrov: Gjermania tashmë është pjesëmarrëse në luftën Rusi-Ukrainë
ParsToday-Rusia ka reaguar pas njoftimit të Gjermanisë se do të mbështesë Ukrainën në prodhimin e raketave me rreze të gjatë.
Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov tha se veprimi i Berlinit tregon se ai tashmë është pjesëmarrës në luftë.
Lavrov deklaroi se vendimet e Berlinit po “rrisin tensionin”, duke shtuar se shpreson që “politikanët përgjegjës” në Gjermani “do të nxjerrin përfundimin e duhur” dhe “do të ndalojnë çmendurinë”.
Gjermania ka njoftuar se do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën me një paketë ndihme me vlerë rreth pesë miliardë euro, në një përpjekje për të përforcuar kapacitetet mbrojtëse të vendit ndaj agresionit rus.
Njoftimi erdhi ndërsa kancelari gjerman, Friedrich Merz, priti në Berlin presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, për bisedime dypalëshe që kishin në fokus situatën e sigurisë në Ukrainë dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.
Një marrëveshje dypalëshe mbi bashkëpunimin midis industrive të mbrojtjes gjermane dhe ukrainase në prodhimin e sistemeve të armëve me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë u njoftua në një takim midis Merz dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskysot në Berlin.
Kremlini ka akuzuar kancelarin gjerman, Friedrich Merz për nxitjen e mëtejshme të luftës në Ukrainë.
Duke e karakterizuar vendimin e Berlinit si të rrezikshëm dhe të papërgjegjshëm, Rusia thekson se rezultati i vetëm i marrëveshjes është nxitja e mëtejshme e luftës në Ukrainë.