Prapaskena e asaj çfarë po ndodhë në rrugët e qyteteve të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/event-i175422-prapaskena_e_asaj_çfarë_po_ndodhë_në_rrugët_e_qyteteve_të_iranit
ParsToday – Protestat e fundit në Iran si pasojë e ndërhyrjes së huaj, kanë shkuar në drejtim të trazirave dhe veprimeve destabilizuese.
(last modified 2026-01-11T14:45:41+00:00 )
Janar 10, 2026 16:33 Europe/Tirane
  • Një automjet i transportit publik në Iran që është djegur nga elementet e trazirave
    Një automjet i transportit publik në Iran që është djegur nga elementet e trazirave

ParsToday – Protestat e fundit në Iran si pasojë e ndërhyrjes së huaj, kanë shkuar në drejtim të trazirave dhe veprimeve destabilizuese.

Si pasojë e disfatave ushtarake të Izraelit dhe Amerikës në Luftën 12 Ditore kundër Iranit dhe dështimit të tyre në realizimin e qëllimeve më të rëndësishme të deklaruara në fillim të luftës për ndryshimin e sistemit të Republikës Islamike të Iranit, presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se do ta çojë në maksimal presionin ekonomik ndaj Iranit. Sipas ParsToday, këto presione ekonomike kanë shkaktuar rritjen e çmimit të valutave në Iran dhe si rezultat u organizuan protesta nga tregjet dhe bizneset e vogla për shkak luhatjes së çmimit të valutave. Nga ana tjetër, Netanjahu doli në skenën e propagandës dhe ashtu siç bëri gjatë Luftës 123 Ditore, i bëri thirrje popullit iranian që të dal në rrugë, gjë që në atë periudhë nuk ndodhi dhe shkaktoi befasi dhe zhgënjim për atë dhe ekipin e tij të propagandës. Ai gjatë kësaj propagande theksoi në këtë qëllim të rëndësishëm se "shkatërrimi i sistemit të Republikës Islamike të Iranit nga brenda është në qendër të axhendës!".

Çështja e ndryshimeve ekonomike në Iran

Armiqtë kanë shfrytëzuar presionin ekonomik për të ndezur zjarrin e komploteve dhe trazirave në Iran. Një prej arsyeve të efektit të këtyre presioneve, ishte fakti se në Iran ekzistojnë dy çmime për valuta. Qeveria e Iranit për të ushtruar kontroll më të madhe mbi situatën valutore të vendit, ka vendosur në zbatim një seri ndryshime në këtë strukturë ekonomike. Rezultati më i rëndësishëm i këtyre ndryshimeve në ekonominë e madhe ishte ky që janë hequr subvencionet ndaj disa produkteve dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë janë hedhur në llogarinë e qytetarëve iranianë. Mirëpo ajo çfarë ndodhi në aspektin e ekonomisë së vogël, ishte rritja e çmimit të disa produkteve. Rritja e këtyre çmimeve shkaktoi pakënaqësi dhe protesta për një pjesë të shoqërisë iraniane. Mirëpo ajo çfarë ndodhi në këtë mes, ishte "kapja e protestave të qytetarëve iranianë" dhe "dirigjimi i skenarëve të dhunës" nga jashtë kufijve të Iranit, gjegjësisht nga armiqtë e Iranit.

Optimizmi i djalit të mbretit të shkarkuar për zgjerimin e trazirave të dhunshme

Amerika dhe Izraeli në një veprim të çuditshëm janë munduar që me anë të luftës mediatike të gjerë, të devijojnë protestat e qeta dhe paqësore ekonomike dhe t'i dorëzojnë ato në dispozicion të djalit të mbretit të shkarkuar të Iranit. Mbreti i shkarkuar i cili kur u arratis nga Iranit, mori me vete shumë flori dhe një pjesë të madhe të thesarit kombëtar të iranianëve. Një çështje kjo e cila ka shkaktuar protestat e iranianëve gjatë disa dekadave pas rrëzimit të regjimit mbretëror Pahlavi.

Reza Pahlavi edhe pse në mesin e iranianëve nuk gëzon ndonjë pozitë të rëndësishme politike apo shoqërore, mirëpo me shpenzime të mëdha që ka bërë në luftën mediatike, ka arritur të mbajë gjallë emrin e vet në mesin e një pjese të opozitës anti-iraniane jashtë kufijve të Iranit. Pjesa më e madhe e urrejtjes së iranianëve ndaj tij, përveç lidhjes që ka me ish-regjimin mbretëror Pahlavi, qëndron në sjelljen e tij gjatë Luftës 12 Ditore. Reza Pahlavi gjatë Luftës 12 Ditore ka mbështetur agresionin ushtarak kundër Iranit dhe disa herë është takuar me zyrtarët izraelitë! Sigurisht armiqtë e Iranit Islamik gjithashtu edhe vetë shumë herë kanë deklaruar se ky person nuk ka aftësinë dhe potencialin për ta pranuar këtë rol, por përsëri vazhdojnë ta shfrytëzojnë atë si një element kundër Republikës Islamike të Iranit, për arsye se sipas mendimit të tyre, ky është i vetmi person që duke përdorur teknikën e nxitjes së nostalgjisë, të provokojnë dhe të nxisin një pjesë të gjeneratës Z. Gjatë ditëve të fundit gjithashtu sipas raporteve të kanalit 14 të regjimit pushtues sionist, është takuar me disa zyrtar izraelit.

Pretendimi për komandimin e luftës

Amerika dhe sionistët megjithatë nuk janë mjaftuar me rolin e kësaj karte të djegur. Trump gjatë këtyre ditëve me tituj dhe mënyra të ndryshme ka dërguar mesazh se qëndron përkrah protestuesve gjatë trazirave. Kjo është në kohën kur ai shumë herë në lidhje me Luftën 12 Ditore, ka pranuar në mënyrë të qartë se kishte marrë komandimin e luftës. Një luftë kjo gjatë së cilës u vranë me qindra gra, fëmijë dhe civilë iranianë. Mirëpo me paturpësinë më të madhe, me fillimin e protestave të fundit, deklaroi se "ai qëndron përkrah popullit të Iranit", sigurisht duke pohuar se forcat (elementët) e tij ndodhen në rrugët e Iranit. Në anën tjetër të skenës, sionistët të cilët ishin autorë kryesor të krimeve gjatë Luftës 12 Ditore kundër Iranit, deklaruan jo vetëm mbështetje, por në mënyrë të qartë theksuan se agjentët e Mussad-it ndodhen në rrugët e Iranit.

Terroristët e infiltruar

Në këtë mënyrë protestat paqësore të popullit të Iranit me ndërhyrjen e armiqve të Iranit, u shndërruan në dhunë dhe veprimeve huligane. Populli i Iranit menjëherë pasi vërejti sjellje jo të natyrshme në mesin e protestave, sipas mundësive u mundua të pengojë shpërthimin e dhunës që kryhej nga elementë të caktuar. Mirëpo armiqtë të cilët nga disa muaj më parë kishin "planifikuar terrorin dhe dhunën" në Iran, futën në skenë elementët e tyre të trajnuar dhe të armatosur. Si rezultat i kësaj dhune, u dogjën në zjarr disa xhami, pjesë të pasurve private të qytetarëve si makina dhe motoçikleta, u dogjën dhe u dëmtuan pasuri shtetërore dhe publike si banka, automjete të zjarrfikësve dhe madje edhe disa qendra të Gjysmëhënës së Kuqe. Ministria e Brendshme e Iranit e ka përshkruar këtë situatë me shprehjen "Rrëmbimi i Protestave Qytetare" dhe ka deklaruar se disa elementë dhe grupeve të organizuara të krimit duke përdorur armë zjarri kanë shkaktuar vrasjen dhe plagosjen e disa qytetarëve të pafajshëm dhe të disa pjesëtarëve të forcave të sigurisë dhe rendit publik.

Tani për të gjithë popullin e Iranit është bërë i qartë ky nivel i dhunës dhe dëmtimit të pasurive publike dhe private, si dhe prania e elementëve të jashtëm të trajnuar në mënyrë speciale. Në dy ditët e fundit duke ndarë radhët e veta nga elementët e trazirave dhe dhunës, është pozicionuar dhe po qëndron përkrah forcave të mbrojtjes së sigurisë dhe rendit publik në Iran në mënyrë që të mposhten elementët e trazirave dhe dhunës dhe të kthehet siguria dhe qetësia në qytetet e Iranit.