Amir Abdulahian: Sundimtarët e Bahrejnit, duhet të mendojnë për ditët e vështira
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i100060-amir_abdulahian_sundimtarët_e_bahrejnit_duhet_të_mendojnë_për_ditët_e_vështira
Asistenti Special i Kryetarit të Parlamentit Islamik të Iranit për Çështjet Ndërkombëtare e quajti normalizimin e marrëdhënieve të Bahrejnit me regjimin sionist një tradhti të madhe.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shtator 12, 2020 10:55 Europe/Tirane
  • Amir Abdulahian: Sundimtarët e Bahrejnit, duhet të mendojnë për ditët e vështira

Asistenti Special i Kryetarit të Parlamentit Islamik të Iranit për Çështjet Ndërkombëtare e quajti normalizimin e marrëdhënieve të Bahrejnit me regjimin sionist një tradhti të madhe.

"Kompromisi midis regjimit të Bahrejnit dhe regjimit të rremë Izraelit është një tradhti e madhe ndaj kauzës Islame dhe popullit Palestinez në çlirimin e Kodsit të Shenjtë," shkroi të Shtunën në hapësirën kibernetike Husein Amir-Abdulahian, Asistent Special i Kryetarit të Parlamentit Islamik të Iranit për Çështjet Ndërkombëtare. Amir Abdulahian shtoi se sunduesit e pamatur të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahrejnit nuk duhet të hapin rrugën për planet sioniste në rajon dhe duhet të mendojnë për kohë të vështira dhe të mësojnë nga historia. Ndihmësi Special i Kryetarit të Parlamentit Islamik të Iranit për Çështjet Ndërkombëtare deklaroi se nesër është tepër vonë; Linja e shpëtimit e Amerikës ka qenë e kalbur prej vitesh. Bahrejni dhe Izraeli kanë rënë dakord për normalizimin e plotë të marrëdhënieve, njoftoi të Premten Presidenti i SHBA Donald Trump në Twitter.